Nis dhënia e tapive për 1 mijë objekte të legalizuara

Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve për Tiranën, Kreshnik Bozho tha se ka përfunduar procesi i verifikimit për 1 mijë dosje, ndërsa aktualisht po kryhet printimi i tapive.
"Ka qytetarë që kanë për të paguar faturën financiare për të vijuar me procesin e legalizimit, por që nuk paraqiten duke krijuar një situatë jo normale pasi nga ana e institucionit janë kryer të gjitha procedurat ndërsa pritet vetëm fatura për të kryer procesin e plotë për marrjen e tapisë", tha Bozho. Vendimi i qeverisë, shpjegoi më tej Bozho, përcakton qartë se në momentin që qytetari kryen pagesën e faturës financiare, brenda 30 ditësh ALUIZNI, përgatit lejen e legalizimit.
Bozho tha se kriteret për dhënien e tapive janë të përcaktuara në ligj, që do të thotë se nëse është ndërtuar në truallin e një pronari, nëse ka studim urbanistik për zonën, apo prite të kalojë një rrugë në të gjitha këto raste nuk mund të kualifikohen për tu pajisur me tapi. Ai theksoi se për të gjithë këto raste qytetari do të njoftohet për moskualifikimin e objektit që ai ka ndërtuar. /Start/
2012-03-05 12:21