Vonesat e integrimit, Rama: Qeveria e dështuar

Ai theksoi se vonesat në rrugën e integrimit vijnë për shkak të dështimit të politikave të qeverisë.
“KM s’ka asgjë tjetër për të thënë për dështimin me statusin përveçse të shpifi përditë duke akuzuar opozitën. PS ka votuar çdo ligj me 3/5!”, shkruan Rama në Twitter.
Ai shton se Kodi Penal u votua dhe PS dha kontributin kryesor ne ndryshimet e tij. “Atëherë pse Shqipëria po dështon prapë me statusin? E thjeshtë: Sepse KM ka dështuar, qeveria ka lështuar, politikat e tyre kanë leshtuar”, vijon.
Rama shprehet se ky dështim nuk mbulohet me baltën e shpifjeve dhe nuk justifikohet kurrsesi duke hedhur fajin mbi opozitën! “Këtë turp lë ta mbajë qeveria”, shkruan ai. /Start/
2012-03-05 15:31