E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ishte i ftuar, Bashkia e Lezhës: Në protokoll me numrin 1

Ka reaguar sërish bashkia e Lezhës për debatet e krijuara mes mazhorancës, opozitës dhe Presidentit të Republikës rreth aktivitetit të organizuar me 2 mars. Bashkia e Lezhës në një deklaratë për shtyp ka njoftuar se kreu i opozitës, Edi Rama, ka qenë i ftuar në përvjetorin e 568-të të Besëlidhjes së Lezhës, ndërsa Presidentit të Republikës i është rezervuar nr 1 në protokollin e bashkisë Lezhë. Zëdhënësja e bashkisë, Anita Jaku, ka bërë publike ftesat e dërguara ndaj socialistit Rama dhe Presidentit të Republikës.
Këto deklarata kanë ardhur pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili deklaroi se nuk ishte ftuar nga bashkia e Lezhës për 568 vjetorin e Besëlidhjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›