Berisha: Autostrada “Durrës-Kukës” është një dëshmi e lirisë së kombit tonë
Në hapjen e rrugës "Durrës-Kukës", kryeministri Sali Berisha u shpreh se kjo është një ditë historike, pasi inagurohet korridori i kombit, vepra më e madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës për mbarë kombin shqiptar. "Korridori i kombit është nderimi më i madh për mijëra burra shqiptarë që flijuan jetën e tyre për bashkim kombëtar, është vepra më e madhe e ndërtuar në të gjithë historine tonë", u shpreh Berisha. Sipas kreut të qeverisë, rruga do shndërrohet në një faktor të rëndësishëm të bashkëpunimit të vendeve të rajonit. "Kjo është vepra më e madhe publike e të tëra kohrave që ka ndërtuar Shqipëria", tha Berisha. Por kryeministri nuk la pa përmenduar edhe arritjet e qeverisë së tij, si rritja e pensioneve, rritja e pagave për mësuesit e infermierët, ndërtimin e 6000 metrave rrugë në gjithë Shqipërinë, ndërtimin apo rindërtimin e 12 mijë shkollave e të tjerë. "Në një kohë të shkurtër Shqipëria ndryshoi më shumë dhe më shpejt ase kurrë", tha kreu i qeverisë. Në fund të fjalës së tij, Berisha tha se korridori është "themeli i infrastrukturës moderne dhe se në 4-vitet që vijnë Shqipëria do kapë një horizont të ri".
Në fjalën e tij, kryeministri i Turqisë, Tayyip Erdogan shprehu krenarinë për faktin se pjesë e rrugës "Durrës - Kukës" ka qenë firma Bektel Enka. "Shpreh kënaqësinë që jam në përurimin e kësaj autostrade që do lidhë Kosovën me portin e Durrësit", tha Erdogan. Kryeministri turk, përgëzoi kryeministrin Berisha, ministrat përkatës dhe teknicienët që punuan për realizmin e kësaj rruge. "Kjo rrugë nuk do bashkojë vetëm vendet, por edhe zemrat tona", tha Erdogan. Më tej, kryeministri i Turqisë tha se rruga "Durrës- Kukës", veçse një nismë e madhe infrastrukturore është edhe qytetërim. "Ne jemi krenar që është realizuar një rrugë e tillë në një terren kaq të vështirë", theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni për shkak të një udhëtimi në SHBA, për të kryer takimet e planifikuara në axhendën e tij kryeministrore.
Në rrugën "Durrës Kukës" janë ndërtuar 29 ura gjigande, të cilat shtrihen përgjatë gjithë aksit Rrëshen - Thirrë. Ato përbëjnë në total një gjatësi prej 4.3 km rrugë. Ndërtimi i autostradës Rrëshen- Kalimash pritet të sjellë një zhvillim të madh pas përfundimit. Ajo ka pasur një impakt jo të vogël në ekonominë vendase edhe gjatë ndërtimit të saj. Pas përfundimit, kjo vepër madhore do të lidhë me një distancë jashtëzakonisht të afërt, bregun e Adriatikut me kufirin me Kosovën. Ajo do të jetë një segment i rëndësishëm i transportit rrugor kombëtar në Shqipëri. Ndërtimi i autostradës është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sepse lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkomëtare detare, nëpërmjet portit më të madh të vendit, atij në Durrës.
Autostrada Durrës- Kukës- Morin, korridori i kombit, sikurse cilësoi sot Kryeministri Sali Berisha, “është dëshmia e madhështisë së lirisë, ndërtuar këtu në terrenin ndoshta më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që vetëm 18 vite më parë renditej në 3-4 më të varfërit në botë”.
Përpara disa mijëra qytetarëve shqiptarë nga të katër anët e vendit, që janë mbledhur në urën e Fanit, pak kilometra në të djathtë të Rrëshenit, për përurimin e njërit krah të autostradës Durrës-Kukës-Morin, Kryeministri kujtoi se kjo vepër publike, më e madhja e ndërtuar në historinë e vendit, “është ndërtuar në kohë rekord. Ajo filloi në shkurtin e vitit 2007 dhe përfundoi në qershorin e këtij viti”.
Kryeministri Berisha cilësoi në fjalën e tij se kjo autostradë dëshmon se kombet e lira mund t’i shndërrojnë ëndrrat e tyre në realitet. “Sot në përjetojmë shndërrimin në realitet të një ëndrre shekullore të shqiptarëve”, tha ndër të tjera Kryeministri Berisha.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj vepre gjigande është i pranishëm Kryeministri i Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, anëtarët e kabinetit të qeverisë shqiptare, përfaqësues të medias shqiptare dhe asaj të huaj, etj.
Autostrada Durrës-Kukës Morin që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, do të shkurtojë me 65 kilometra distancën mes dy vendeve.
Nga 330 që ishte distanca Tiranë-Prishtinë tashmë ajo do të jetë 265 kilometra dhe më së shumti atë e shkurton tuneli Thirrë- Kalimash, më i madhi në Ballkan. Përgjatë autostradës Durrës- Kukës- Morin janë ndërtuar 29 ura, mes të cilave më e larta është 80 metra.
Autostrada Durrës- Kukës- Morin, korridori i kombit, sikurse cilësoi sot Kryeministri Sali Berisha, “është dëshmia e madhështisë së lirisë, ndërtuar këtu në terrenin ndoshta më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që vetëm 18 vite më parë renditej në 3-4 më të varfërit në botë”.
Mes entuziazmit të disa mijëra qytetarëve shqiptarë nga të katër anët e vendit, që ishin mbledhur në urën e Fanit, pak kilometra në të djathtë të Rrëshenit, për përurimin e njërit krah të autostradës Durrës-Kukës-Morin, Kryeministri kujtoi se kjo vepër publike, më e madhja në historinë e vendit, “është ndërtuar në kohë rekord". Ajo filloi në shkurtin e vitit 2007 dhe përfundoi në qershorin e këtij viti.
"Sot ne inaugurojmë korridorin e kombit, inaugurojmë autostradën Rrëshen- Kalimash, e cila përbën veprën më të madhe për kombin shqiptar, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës", tha Kryeministri Berisha në ceremoninë e organizuar sot pas mesdite, mes një interesimi të jashtëzakonshëm të qytetarëve, por edhe medias vendase dhe asaj të huaj.
Përpara prerjes së shiritit të kësaj vepre gjigande, së bashku me Kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan, Kreu i Qeverisë shqiptare do ta cilësonte këtë rrugë si "korridori i kombit, që i jep fund ndarjes në mes të trupit të kombit shqiptar".
"Korridori i kombit është nderimi më i madh për ata qindra dhe mijëra burra dhe gra shqiptare, që ranë për të pushuar përjetë në altarin e lirisë së kombit, flijuan jetën e tyre për liri, dinjitet dhe bashkim kombëtar", u shpreh Kryeministri Berisha, ndërsa theksoi se "korridori i kombit është vepra më e madhe e ndërtuar nga ky komb në tërë historinë e tij".
Z. Berisha shprehu mirënjohje ndaj taksapaguesve shqiptarë dhe siguroi se "korridori është themeli infrastrukturor i Shqipërisë moderne, e cila në 4 vitet që vijnë do të kap një horizont të ri". "Me forcën transformuese të lirisë, forcën e saj revolucionare më të fuqishme që kohërat kanë njohur, ne do të transformojmë Shqipërinë dhe do ta ngjisim atë në lartësinë që meriton", tha Kryeministri Berisha.
...