Vëzhguesit kanë të drejtë të pezullojnë numërimin e votave nëse konstatojnë parregullsi
Të drejtat që do të kenë vëzhguesit gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit. Kompetencat që sanksionon Kodi i Zgjedhor për personat që do të monitorojnë zgjedhjet
Shaban Sulçe
Vëzhguesit e subjekteve zgjedhore do të kenë kompetenca më të mëdha në krahasim me zgjedhjet e kaluara gjatë procesit të numërimit të votave. Ndryshe nga më parë, në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërhyrja e vëzhguesve jo vetëm që do të merret parasysh nga komisionerët, por do të bëjë që të ndërpritet menjëherë numërimi i votave në rast se ata do të konstatojnë parregullsi gjatë këtij procesi. Vëzhguesit kanë të drejtë që të qëndrojnë përballë grupeve të numërimit në një largësi të vogël nga tryezat e punës ose përballë monitorëve. Vëzhguesit nuk duhet të kenë kontakt fizik me materialet e votimit, por në rast se ata konstatojnë parregullsi, procesi ndërpritet deri në analizimin dhe vendimin që do të marrë Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve. Kjo e drejtë e vëzhguesve sanksionohet në Nenin 116 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, procesi i numërimit të votave ndërpritet në rast se vëzhguesit njoftojnë për parregullsi. “Në rast se nga verifikimet e kryera, sipas këtij neni, konstatohen pasaktësi ose parregullsi, atëherë grupi i numërimit ose cilido nga vëzhguesit e subjekteve zgjedhore që bën konstatimin, njofton menjëherë KZAZ-në për mospërputhjet. Njoftimi bëhet me ngritjen e dorës dhe pa lëvizur nga vendi. Ngritja e dorës pezullon çdo veprim të mëtejshëm të grupit të numërimit, derisa KZAZ-ja të njihet me çështjen dhe ta verifikojë atë. Në rast se KZAZ-ja konfirmon pasaktësinë ose parregullsinë, e pasqyron atë në procesverbalin e konstatimit. Vetëm pas regjistrimit të pasaktësisë ose parregullsisë në procesverbalin e konstatimit, KZAZ-ja merr vendim për vazhdimin e procedurave të numërimit të votave nga grupi i numërimit. Vendimi i marrë nga KZAZ-ja i bëhet i ditur menjëherë grupit të numërimit” - thuhet në përmbajtjen e këtij neni.
Vëzhguesit
Sipas Nenit 6 të Kodit Zgjedhor, të drejtën për të caktuar vëzhgues pranë KZAZ-ve, KQV-ve dhe tavolinave të numërimit të votave e ka çdo parti politike apo koalicion të regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor. Gjithashtu, sipas këtij neni, organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare të specializuara ose të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësuesit e shteteve të huaja dhe të medias kanë të drejtë të dërgojnë vëzhgues në zgjedhje.
“Akreditimi i vëzhguesve pranë komisioneve zgjedhore bëhet mbi bazën e të dhënave vetjake të çdo vëzhguesi. Akreditimi mund të përfshijë një ose më shumë qendra votimi ose një apo më shumë zona zgjedhore. Një organizatë joqeveritare shqiptare apo koalicion i tillë, parti politike, koalicion ose kandidat i propozuar nga zgjedhësit nuk mund të ketë në të njëjtën kohë më shumë se një vëzhgues të pranishëm në një qendër votimi. Çdo organizatë joqeveritare e huaj, si dhe organizatat ndërkombëtare nuk mund të kenë në të njëjtën kohë më shumë se dy vëzhgues të huaj në një qendër votimi”, - thekson Kodi Zgjedhor.
Votat
Vëzhguesit e partive kanë kompetenca edhe gjatë procesit të vlerësimit të votave, nëse ato janë të vlefshme apo të pavlefshme. Sipas Kodit Zgjedhor, në rast se vëzhguesit nuk janë dakord me vlerësimin që i është bërë votës, edhe ky proces ndërpritet derisa të vendosë KZAZ-ja. “Nëse anëtarët e grupit të numërimit dhe vëzhguesit e subjekteve zgjedhore në numërim janë dakord me vlerësimin e numëruesit të parë, fleta e votimit ndahet sipas vlerësimit dhe numëruesi i parë merr fletën tjetër të votimit. Nëse ndonjë anëtar i grupit të numërimit ose ndonjë prej vëzhguesve të subjekteve zgjedhore s’është dakord me vlerësimin e numëruesit të parë, ky i fundit e vendos fletën e votimit të kundërshtuar në një vend të veçantë për fletët e votimit të kontestuara dhe vijon me fletën tjetër të votimit”, - thuhet në Kodin Zgjedhor.
26 Qershor 2009