E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ballkan, deputetet te kene kufizim imuniteti

Fatjona Mejdini

Kryeministri Sali Berisha mori diten e djeshme pjese ne Samitin e nivelit te larte te politikes evropiane mbi Ballkanin, i organizuar nga "Miqte e Evropes". I pranishem ne panelin kryesor te samitit, kreu i qeverise ne fjalen e tij theksoi se vendet e rajonit duhet se bashku te jene pjese e dy organizatave te rendesishme, sic eshte NATO dhe Bashkimi Evropian. Sipas Berishes, vendet e Ballkanit Perendimor duhet te kryenin reforma dhe te luftonin fort korrupsionin dhe krimin e organizuar ne menyre qe te ishin pjese e ketyre organizmave te rendesishme. Pasditen e djeshme, kreu i qeverise Shqiptare kishte edhe nje takim me komisionarin evropian per zgjerimin, Olli Rehn dhe me pas nje konference per shtyp, te cilat nuk arriten te realizoheshin, per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore te Rehn, e cila e detyroi te anulonte te gjitha takimet per diten e djeshme.

Kryeministri Berisha theksoi dje ne Bruksel se ajo qe i bashkon vendet e rajonit dhe qe perben edhe forcen terheqese ne zhvillimin e tyre, eshte pikerisht procesi i integrimit ne NATO dhe BE. Sipas Berishes, vendet e Ballkanit Perendimor aktualisht perbejne vetem 1 per qind te te GDP-se se BE-se dhe se ato po punojne ne menyre te vrullshme per te arritur standarde. "Po punojne ne menyre te vrullshme per te fuqizuar reformat dhe forcuar ligjin ne vendin e tyre, duke vendosur ne rend te pare luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, atehere keto vende duhet te jene dhe e meritojne te jene pjese e BE-se", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Me pas, ne pergjigje te interesimit te pjesemarresve ne Samit, ne lidhje me ecurine e procesit te privatizimit te operatorit te shperndarjes se energjise te KESH, Berisha u shpreh se nuk ka dale ende fituesi, por procesi i privatizimi eshte ne rruge te mbare dhe ai do te jete nje proces i suksesshem, ashtu sic ishte edhe procesi i privatizimit te kompanise ARMO. Po keshtu, kreu i qeverise shqiptare iu pergjigj pyetjeve te te pranishmeve edhe per arsimin ne vend dhe per mbrojtjen e minoriteteve. Nderkohe, ai ka cilesuar si shume te rendesishme heqjen e imunitetit te politikaneve, per te qene pa kete mbrojtje, ne funksion te luftes kunder korrupsionit dhe te abuzimit me pushtetin. Madje, Berisha ka bere thirrje te gjitha vendeve te Evropes Juglindore qe te kufizojne imunitetin e deputeteve, si nje "profilaksi" efikase ne luften kunder korrupsionit.

Anulimi

Zyra e shtypit te Kryeministri Berisha njoftoi paditen e djeshme se takimi mes Berishes dhe komisionerit evropian per zgjerimin, Olli Rehn, ishte anuluar. "Ne oren 15:19, zyra e protokollit njofton misionin e Republikes se Shqiperise ne BE, se per arsye shendetesore komisionerit Olli Rehn i duhet anuloje te gjithe programin e tij per diten e sotme, ku perfshihej dhe takimi me Kryeministrin Berisha", theksohet ne njoftimin e Keshillit te Ministrave. Po ashtu aty sqarohet se komisioneri Olli Rehn mori pjese vetem ne seancen e hapjes se Samitit dhe me pas u largua. Cka ka sjelle dhe anulimin e te gjitha takimeve.

Komisioneri evropian per zgjerimin, Olli Rehn, i cili ishte edhe organizatori i samitit te djeshem theksoi se BE do t'ju jap mbeshtetje vende te Ballkanit Perendimor. Ai u ndal ne rendesine e mos ndaljes se procesit te zgjerimit, ne vendosmerine qe duhet te ndjekin keto vende per t'u bere pjese e BE-se.

Kryeministri Berisha do te udhetoj diten e sotme drejt Parisit, per te marr pjese ne punimet e Unionit Nderkombetare te Demokracise. Lideret e partive, mes tyre dhe te ketij unioni, do te takohen sot ne Paris, ne forumin i cili do te drejtohet nga Presidenti i Frances, Nikolas Sarkozi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›