E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Shqiperia gati liberalizimi

Ministri italian i Puneve te Jashtme, Franko Frattini, ne nje interviste per BBC-ne, flet per marredheniet me Shqiperine, ceshtjen e liberalizimit te regjimit te vizave, si dhe ceshtjen e Kosoves. Keto probleme jane diskutuar edhe ne takimin e tij me homologun shqiptar, Lulzim Basha, i cili ndodhet per nje vizite dyditore ne Itali. Ai nuk ka munguar te shprehe besimin per realizimin e liberalizimit te sistemit te vizave mes Shqiperise dhe BE brenda vitit 2009, por me pare qeveria shqiptare duhet te plotesoje tre kushte: pasaportat biometrike, kartat e identitetit dhe ruajtja e kufijve. Sipas tij, te gjitha keto elemente qe shpreson qe qeveria shqiptare do te arrije t'i vere ne jete per nje periudhe te shkurter, do te heqin pengesat per liberalizimin e vizave. "Mendoj se per Shqiperine ky eshte nje objektiv i arritshem", tha Frattini. Duke shprehur ne kete menyre dhe sigurine e tij per arritjen e objektivit, per plotesimin e te gjitha kushteve qe do te sillnin qe ne fillim te vitit 2009 liberalizimin e vizave. Nderkohe, ai nuk ka munguar te shprehet se liberalizimi i vizave nuk do te thote hapja e dyerve per kriminalitetin, i cili eshte nje nder prioritetet kryesore per t'u luftuar dhe per kete po bashkepunohet ne te gjithe elementet e mundshem. Per Frattinin, lufta kunder kriminalitetit ne Shqiperi po shenon progres.

Liberalizimi i vizave eshte nje problem shume i ndjeshem ne Shqiperi, sic keni pasur mundesi ta shihni kur ishit per vizite ne Tirane, ne mars. Cfare po behet nga qeveria italiane ne kete drejtim?

Pritet qe te gjitha angazhimet qe jane marre nga qeveria shqiptare te respektohen. Ne kemi bere nje lloj plani per veprim (road map). Pra, ka disa detyrime. P.sh., pajisja me pasaporta, qe te kene te dhena biometrike eshte nje nga parakushtet, leternjoftime te pafalsifikueshme, ky eshte nje tjeter kusht, sikurse edhe mbrojtja e pershtatshme e kufijve. Te gjitha keto elemente, qe shpresoj qe qeveria shqiptare do te arrije t'i vere ne jete per nje periudhe te shkurter, do te heqin pengesat per liberalizimin e vizave. Mendoj se per Shqiperine ky eshte nje objektiv i arritshem.

Ju flisni per liberalizim te vizave, nderkohe qe Ministria e Puneve te Brendshme ne Itali drejtohet nga nje eksponent i Lidhjes se Veriut, nje force politike qe mbase nuk eshte shume dakord me kete linje. Si mendoni se do te mund te perputhen keto dy qendrime?

Besoj se duhet te jete e qarte se, edhe nese nuk ekziston detyrimi per te marre vize, kjo nuk do te thote qe dikush mund te vije ne Itali, te mos punoje dhe te kryeje akte kriminale. Kur te mos ekzistoje detyrimi i vizes, do te thote qe Shqiperia konsiderohet nje vend i besueshem. Sidoqofte, nese ka shqiptare qe kryejne shkelje, keto shkelje do te ndeshkohen rrepte. Nese ka shqiptare qe jetojne ne Itali dhe nuk duan te punojne, kjo nuk eshte e mundur. Pra, liberalizimi i vizave nuk do te thote t'i hapen dyert kriminalitetit. Qeveria italiane, do te vazhdoje me politiken e saj shume serioze mbi ceshtjen e sigurise.

Irida Cami, BBC


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›