Sarandë, u bllokua me një arsenal armësh, lirohet 31-vjeçari

Gjykata e Sarandës ka liruar shtetasin Saimir Haxhiu. 31 vjecari ishte ndaluar tre ditë më parë për armëmbajtje pa leje, konkretisht me një snajper. Ndërkaq Gjykata dha masën detyrim paraqitjeje, për Haxhiun. Gjatë kontrollit në banesën e tij policia sekuestroi 78 kapsolla tritoli dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh.