E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet punonjësi i Ministrisë së Brendshme me drogë

Lënda narkotike u zbulua ne makinën tip Audi Q7, që lëvizte nga Gjirokastra drejt Tiranës.

Makina drejtohej nga 30-vjeçari Ervin Hysa, lindur dhe banues ne Ndroq-Tirane me detyre punonjës policie inspektor në Repartin e Sigurisë së Brendshme dhe Ceremonialeve pranë Ministrisë së Brendshme.

Lënda narkotike fshehur ne bagazhin e makinës si dhe ne vendin e gomave rezerve ishte blere ne fshatin Lazarat. Përveç drogës, u sekuestrua edhe një pistoletë tip Berete. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-15 12:30
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›