Berisha: Bashkëpunim me PS për reformat
STRASBURG- Bashkepunim me opoziten per përmbylljen e reformave ka garantuar kreu i qeverise, Sali Berisha gjate takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland, mbajtur gjate vizites ne Strasburg.
Në takim u diskutuan zhvillimet politike në vend dhe ecuria e reformave. Në veçanti, Sekretari i Përgjithshëm Jagland u interesua për ecurinë e reformës zgjedhore. Kryeministri Berisha i bëri me dije Sekretarit Jagland angazhimin e plotë të qeverisë për të bashkëpunuar me opozitën në reformat. Kryeministri shprehu besimin dhe angazhimin në përmbylljen e reformës zgjedhore brenda këtij sesioni.
Situata është në përmirësim. Ne jemi optimistë se pas zgjedhjes së presidentit, procese të tjera do të vazhdojnë. Ne jemi angazhuar me opozitën në reforma themelore, një ndër të cilat ajo zgjedhore- tha Berisha.
Në takim u theksua rëndësia e heqjes se imuniteteve për zyrtarët e lartë dhe gjyqtaret, si një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha e siguroi Sekretarin Jagland për vendosmërinë e qeverisë, për të hequr çdo lloj imunitetit të zyrtarëve ose gjyqtarëve në rastet e krimit të zakonshëm apo korrupsionit, duke shpresuar që edhe opozita do ti bashkohet këtij qëndrimi, në dobi të së mirës së qytetarëve shqiptarë.