E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Koefiçenti i kriminalitetit, në rritje

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve lidhur me gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri për vitin 2011.
 

Në fjalën e saj, Kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar se koefiçenti i kriminalitetit është në rritje. Sipas saj është rritur numri i çështjeve të dërguara për gjykim ndërsa është ulur numri i çështjeve të pushuara
 

Ditët e fundit është hapur debate lidhur me kohëzgjatjen e mandatit të kryeprokurores Ina Rama. Sipas ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku, me ndryshimet në 2008-ën kur kufizuan mandatin e prokurorit të përgjitshëm partitë nuk përcaktuan nëse ky kufizim prekte dhe titullarin në fuqi apo atë që vinte pas tij, çka mund ta çojë çështjen për intepretim në kushtetuese.
 

Ndërsa ish-ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj rrëzon çdo mundësi për interpretim nga gjykata kushtetuese të mandatit të prokurores së përgjithshme Ina Rama duke deklaruar si ai mbaron saktësisht 5 vite pas emërimit, pra në vjeshtën e këtij viti.
 

Deputeti demokrat argumenton këtë deklaratë më faktin se ndryshimet kushtetuese të 2008-ës për mandatin e prokurorit nuk kanë fuqi prapavepruese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›