Dita kundër drogave, 40-60 mijë përdorues në vend
TIRANË- Numër alarmant përdoruesish të drogave të ndryshme në vend dhe shifër e lartë e atyre që konsiderohen si përdoruesit më problematikë.
Në ditën ndërkombëtarë kundër drogave përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë me dije të dhënat e fundit lidhur me varësinë ndaj drogave të përdoruesve shqiptarë.
Sipas një studimi të realizuar rezulton se numri i përdoruesve në vend shkon nga 40-60 mijë, ndërkohë që se paku 5 mijë persona janë përdorues problematikë.
Në strategjinë përkatëse parashikohen masa komplekse, kualicione me shoqërinë civile, hapësira për struktura të ndryshme për të krijuar mundësinë për të reduktuar në maksimum kërkesën dhe kuriozitetin për drogë, që shpie në varësi dhe shkatërrim- tha përfaqësuesi i ISHP-së, gjatë një deklarate në kuadër të kësaj dite.