E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, hakerët kosovarë sulmojnë faqen e MPB

SHKUP- Hakerët kosovarë të njohur si KNS kanë hakuar faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Në ballinën e saj ishte vendosur logoja e KNS me porosinë “Ne jemi legjenda që asnjëherë nuk do të vdesim”.

“Mjaftë më fyerje dhe shtypje ndaj shqiptarëve, nuk ka më heshtje, ka ardhur fundi i durimit tonë, ne e duam vendin tonë. Mitrovica, Presheva, Bujanoci, Gostivari, duam kthimin e trojeve tona”, kanë shkruar hakerët e KNS.

MPB nuk ka dale me ndonjë qëndrim apo reagim lidhur me këtë sulm, i cili vjen në kohën e debateve në Maqedoni lidhur me përdorimin dhe aplikimin e gjuhës shqipe nëpër faqet e internetit të institucioneve.

Reagimi vjen gjithashtu pas deklaratës së ministres së brendshme, Gordana Jankullovska se nuk ka nevojë për gjuhën shqipe në faqen zyrtare të MPB-së. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›