Berisha Bashkepunimi me opoziten vetem ne Parlament

Integrimi Berisha mbledh KNI-ne Shqyrtohen 12 kerkesat e BE-se. Rama Ruci Gjinushi perpjekje kriminale per marrjen e pushtetit
I ndodhur perballe nje opozite qe kerkoi pushtet permes dhunimit te institucioneve shteterore dhe rrezimin e pushtetit me arme Kryeministri Sali Berisha vendos te bashkepunoje per interesat e shqiptareve vetem permes Parlamentit. Ne mbledhjen e djeshme te Komitetit Nderministror te Integrimit kreu i qeverise akuzoi opoziten qe sipas tij organizoi pucin e 21 janarit por theksoi se e vetmja rruge per bashkepunim mbetet Parlamenti duke e ftuar ate se do ti jape te gjitha hapesirat. Berisha foli per 12 prioritete qe dalin para kerkesave te Brukselit ne adrese te Shqiperise per anetaresimin e plote ne Bashkimin Evropian duke u ndalur tek gjithsecila dhe detyrat qe rrjedhin per permbushjen e tyre. Per prioritetin e pare qe ka lidhje me Parlamentin dhe funksionimin e dialogut politik Berisha sulmoi opoziten Dialogut te politikes Rama Gjinushi e Ruci i ofruan tritol bomba Molotov dhe dhune te papare.
Nder te tjera ai nuk ka lene pas as reformen ne drejtesi duke e vene theksin ne emerimin dhe transferimin e prokuroreve si dhe te gjyqtareve ku sipas tij duhet transparence. Berisha pohoi se emerimi i tyre eshte kthyer ne monopol duke nenkuptuar nje tjeter fushe beteje me Presidentin e Republikes i cili mban edhe postin e kryetarit te KLD-se. Lidhur me Avokatin e Popullit Berisha i kerkoi Topallit ti beje thirrje opozites te caktoje emrin dhe mazhoranca do ta votoje. Per emerimin e anetareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese Berisha tha se ceshtja eshte ne shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese Kam besim se gjykata do te jape pergjigje finale e Parlamenti do procedoje me shqyrtimin. Sa i perket reformes zgjedhore Berisha tha se pozitive ne kete aspekt eshte miratimi i ligjit dhe garantoi se zgjedhjet e 8 majit do te jene te lira e te ndershme.
Oferta jone ka qene qe opozita te dergoje cdo amendament dhe ti dergoje ne Parlament. Natyrisht pucistet zgjodhen pucin dhe kane bere nje zgjidhje fatale - shtoi Berisha.
Lidhur me administraten publike Kryeministri vuri ne dukje se jane bere perparime por eshte i domosdoshem fillimi i Universitetit te Administrates Publike ku te gjithe punonjesit e administrates ti nenshtrohen. Prioritet mbetet edhe reforma ne drejtesi. Komiteti Nderministror miratoi planin e punes per secilin prioritet ne perputhje me KE-ne. Per secilin prioritet jane percaktuar 12 grupe pune dhe per secilin standard KE kerkon perllogaritje te qarte.
Berisha ne grup Garda dhe policia thyen skenarin e grushtit te shtetit
Ne mbledhjen e grupit parlamentare te PD-se Kryeministri Sali Berisha iu referua fjaloreve nderkombetare ne lidhje me termin e grushtit te shtetit. Ai u shpreh se qe nga Oksfordi dhe deri ne fjaloret elektronike grushti i shtetit perceptohet si nje sulm i nje grupi njerezish per te marre pushtetin.
Kreu i qeverise u shpreh se Garda e Republikes qendroi heroikisht ndaj sulmeve dhe tentativave per te rrezuar shtetin. Grushti i shtetit i 21 janarit deshtoi ne menyren me te turpshme. Pucistet kapitulluan ne nje sulm barbar ndaj Keshillit te Ministrave Nuk ka maske dhe asgje qe do te mund te mbuloje fytyren tuaj me aktin qe bete - tha dje Berisha. Ai vuri ne dukje se urdhrat e prokurorise u leshuan pas deklarates se Edi Rames Do te protestojme kunder horrave te gardes. Ne fjalen e tij para deputeteve demokrate kreu i qeverise e cilesoi 21 janarin si diten e turpit dhe te krimit me te shemtuar kushtetues. Grupi i pucisteve kapitulloi. U kerkua te merrej pushteti me dhune por garda dhe policia thyen skenarin e pucisteve - theksoi Berisha. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se thirrja e eksperteve amerikane per te hetuar ngjarjet e 21 janarit eshte e justifikueshme dhe jo nje dobesi. Kreu i qeverise beri te qarte se hetimi qe eshte ndermarre per te zbardhur ngjarjen e 21 janarit do te jete i pavarur dhe transparent. Z. Berisha u shpreh se Garda e Republikes qendroi heroikisht ndaj sulmeve dhe tentativave per te rrezuar shtetin. Grusht i shtetit i 21 janarit deshtoi ne menyren me te turpshme. Pucistet kapitulluan ne nje sulm barbar ndaj Keshillit te Ministrave Nuk ka maske dhe asgje qe do te mund te mbuloje fytyren tuaj me aktin qe bete - theksoi z. Sali Berisha.