E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terhiqet PSNe vend te Berishes kerkojne dorezimin e gardisteve

Vendimi i grupit te PS-se Shkojme ne Parlament por jo ne komisione. PS kerkese per antikushtetutshmerine e Komisionit Hetimor

Partia Socialiste vendosi dje disa kushte ndaj mazhorances qeverisese ne lidhje me vazhdimesine ose jo te protestave duke theksuar se opozita nuk do te terhiqet nga rezistenca e saj paqesore ndaj qeverise per sa kohe qe Kryeministri Sali Berisha nuk dorezon gjashte gardistet per te cilet eshte nxjerre urdher-ndalimi nga prokuroria. Ne emer te PS-se deputeti socialist Saimir Tahiri deklaroi se kete te premte populli opozitar do te jete perseri ne rruget e protestes. Ne nuk do te terhiqemi asnje milimeter pa u dorezuar 6 komandantet e grades dhe pa rikthyer Policine e Shtetit ne kornizen e ligjit. Popullit shqiptar i ka lindur e drejta te mbroje Kushtetuten dhe veten nga nje grusht shteti brenda shtetit te cilit ne do i kunderveme te gjithe fuqine e rezistences sone paqesore. Demonstrata e se premtes do kete nje forme krejtesisht tjeter qe do i behet e njohur qytetareve duke filluar nga neser sot - tha Tahiri. Deputeti socialist parashtroi para mediave edhe vendimin e grupit parlamentar socialist per te shpallur antikushtetues komisionin hetimor te ngritur nga mazhoranca per ngjarjet e 21 janarit dhe njekohesisht ai deklaroi se Partia Socialiste do ta dergoje ne Gjykate Kushtetuese kete kerkese te saj. Sipas Tahirit ky komision eshte nje grusht shteti i vertete dhe opozita shtoi ai do te refuzoje cdo hetim te tij si nje organizem antikushtetues. Deputetet e grupit parlamentar te Partise Socialiste sapo firmosen kerkesen per shpalljen antikushtetues te komisionit hetimor te ngritur nga Saliu per te penguar drejtesine te beje drejtesi duke dhunuar Presidentin e Republikes prokuroren e Pergjithshme Drejtorin e Sherbimit Informativ dhe vete opoziten - theksoi Tahiri. Mesohet se kerkesa e PS-se per antikushtetutshmeri te Komisionit Hetimor Parlamentar u dorezua po dje ne Gjykaten Kushtetuese nga deputeti socialist Taulant Balla. Megjithate vete dorezimi i padise nuk pezullon automatikisht punen e komisionit. Nje vendim i tille mund te merret nga anetaret e Gjykates Kushtetuese vetem ne nje faze te dyte pasi te percaktohet relatori dhe te nise shqyrtimi i ceshtjes. Me heret ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Socialiste u vendos pjesemarrja e tyre ne seancen e radhes se Kuvendit te Shqiperise. Por nga ana tjeter grupi socialist riperseriti edhe nje here vendimin e tij per te vazhduar qendrimin e kushtezuar me Kuvendin por duke shtuar kete here edhe mospjesemarrjen e perfaqesuesve te PS-se ne komisionet parlamentare. Mbledhja e grupit vendosi gjithashtu vazhdimin e protestave kunder qeverise duke nisur nga dita e premte e kesaj jave me 4 shkurt 2011. Deputetja e Partise Socialiste Vasilika Hysi deklaroi dje se moszbatimi i vendimit per ndalimin e drejtuesve te gardes perben nje shkelje te rende kushtetuese. Ajo u shpreh se nese policia nuk zbaton vendimin e prokurorise ndaj tyre duhet te nis procedimi penal. Nese kjo nuk ndodh atehere ndaj drejtuesve te policise qe nuk zbatojne kete urdher te prokurorise ka vend te filloje urgjentisht procedimi penal. Drejtuesit e policise qe sot mendojne se jane te mbrojtur nga Sali Berisha dhe se kjo mbrojtje u garanton atyre imunitet nga ligji duhet te mbajne mire parasysh pasojat serioze penale qe do te rendojne mbi ta per cdo minute qe pengojne punen e drejtesise - u shpreh Hysi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›