Berisha flet serish mbi dhunen e 21 janarit
Tirane 1 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana 8211 Kryeministri Sali Berisha ka folur serish sot per 21 janarin duke informuar nje diplomat spanjoll mbi ate qe ai e quajti dhunim te rendit kushtetues.
Berisha priti ne nje takim ambasadorin e ri te Spanjes Rafael Tormo Perez dhe e njohu me zhvillimet e fundit pas deshtimit te tentatives se opozites per te dhunuar institucionet demokratike dhe rendin kushtetues.
Ne takim gjithashtu u vleresuan marredheniet shume te mira politike midis dy vendeve dhe qeverive dhe ne vecanti intensifikimi dhe zgjerimi i jashtezakonshem qe bashkepunimi mes dy vendeve ka njohur gjate viteve te fundit.
Kryeministri i shprehu mirenjohjen ambasadorit per mbeshtetjen e jashtezakonshme te Spanjes ndaj Shqiperise dhe qeverise shqiptare per liberalizimin e vizave dhe ecjen perpara drejt integrimit ne BE si dhe per nje sere projektesh te rendesishme ne fushen e kultures arsimit bashkepunimit ekonomik qe jane realizuar dhe po realizohen gjate kesaj periudhe.
Kurse Ambasadori spanjoll Perez i rikonfirmoi kryeministrit Berisha vendosmerine e palekundur te Spanjes dhe te qeverise se saj per te mbeshtetur Shqiperine dhe qeverine shqiptare ne te gjitha perpjekjet per anetaresimin ne BE dhe marrjen sa me pare te statusit te vendit kandidat si dhe per vijimin e intensifikimit te te gjithe projekteve te perbashketa ne te gjitha fushat e bashkepunimit me interes te se mires te dy popujve dhe vendeve miq.
e.t/NOA