E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Makinat me kallashe e tritol ishin tek Tajvani

Kryeministri PS si ne 97-n kerkon pushtet me arme. Mercenaret jane paguar deri ne 300 dollare per dhunen nga boset e krimit te organizuar ne krye te PS-se

Deshmise prej rreth 3 oresh e Kryeministrit Sali Berisha para anetareve te Komisionit Hetimor Parlamentar per 21 janarin nuk i mungoi as akuza e forte ndaj kreut te shtetit Bamir Topi se ka kercenuar ministrin e Brendshem Lulzim Basha me arrestim. Kryeministri Sali Berisha tha mbreme se Presidenti Bamir Topi ka kercenuar ministrin e Brendshem Lulzim Basha me dosje penale. Sipas Berishes kjo ka ndodhur gjate debateve qe u bene per urdhrat e ndalimit qe prokuroria leshoi ndaj gjashte gardisteve te akuzuar per ngjarjen e 21 janarit.

Gjate debatit per urdhrat e arrestit te gjashte drejtuesve te zinxhirit te Gardes se Republikes Presidenti kercenon ministrin e Brendshem Lulzim Basha duke i thene lsquoKujdes ato letrat e tua - citoi Berisha gjate sqarimeve para Komisionit Hetimor Parlamentar.
Kryeministri Berisha kritikoi me tej Presidentin e Republikes per qendrimin e mbajtur lidhur me ngjarjet e 21 janarit duke thene se ai nuk pa dhunen e ushtruar ndaj Kryeministrise dhe ne deklaraten e tij te pare nuk e permendi kete fjale qe sipas tij eshte e denueshme. Kryeministri Sali Berisha gjate deshmise se tij ne Komisionin Parlamentar Hetimor per 21 janarin riperseriti akuzat ndaj lidershipit te opozites per ate qe ai e quan grusht shteti. Sipas tij protesta e 21 janarit ishte nje grusht shteti i paralajmeruar nga vete lidershipi i opozites qe eshte perfshire nga nje fryme fondamentaliste. Puci i 21 janarit ishte nje grusht shteti i organizuar ne perputhje me te gjitha rregullat e nje akti te tille te turpshem. Ishte nje grusht shteti qe u paralajmerua ne menyren me te perseritur nga autoret e tij Rama-Ruci-Gjinushi. Ishte nje grusht shteti qe u pergatit me frymen e nje fondamentalizmi ekstrem duke shfrytezuar trashegimine me te zeze e me negative te PS-se - pohoi Berisha. Ai shtoi me tej se mercenaret jane paguar deri ne 300 dollare per dhunen nga boset e krimit te organizuar ne krye te PS-se qe sipas tij jane Fidel Ylli Sadri Abazi Tome Doshi etj. Deputete kryesore te kesaj partie urdheronin me telefon nga lokalet e Fidelit lsquoPerpara ecni mos kini frike te shtenat jane me fisheke manovre dhe ju do fitoni. Gjenerali tjeter pyeste tu cojne tani kallashet apo me vone. Tek Tajvani nje makine e vecante ishte e mbushur me tritol kallepe 400-grameshe te cilat iu shperndane terroristeve dhe ata i hodhen kunder gardes dhe policeve te shtetit. Makinat me kallashnikove ishin afer. Edi Rama qendronte ne krye te komandes dhe nese ka ndodhur ndonjehere qe ndonje nga pucistet i sigurt ne disfate i sugjeron qe te largohemi se humbem kryepucisti u thote ne asnje menyre te vazhdoje beteja. Ai enderronte dhe besonte se me ata bandite njerez te hurit dhe lirarit mund te vinte ne zyren e Kryeministrit - u shpreh Berisha. Kryeministri Berisha theksoi se 21 janari ishte nje grusht shteti dhe kete ai e argumentoi me nje numer te gjere perkufizimesh edhe nga ata te Oksfordit qe e perkufizojne grushtin e shtetit si perpjekje te nje grupi qe permes dhunes rreket te rrezoje pushtetin. Grushti i shtetit eshte rrezimi i pushtetit nga grupe te vogla te cilet urdheroheshin nga kryetari i pucit - tha Kryeministri. Ai shtoi Grushti i shtetit eshte rrezimi i qeverise me kercenime e ne kete kontekst - tha Berisha - shqiptaret perjetuan gjate dy muajve te fundit kercenime nga me te papermbajtshmet kur kreu i grushtit te shtetit deklaronte se Kryeministri o te pranoje kushtet ose demonstrata e popullit nuk do te ndalohet per te cilen ai thoshte se Kryeministrit do ti duhej te kalonte mbi kufoma - kujtoi zoti Berisha. Nuk besoj se mund te kete gje me te kristalte se ajo perpjekje qe ndodhi pasi risolli ne vemendje ai ata te cilet e imagjinojne grushtin e shtetit si nje parakalim tankesh neper rruge e kane gabim pasi Forcat e Armatosura nuk jane nje tipar dallues per grusht shteti pasi ato jane pjese e Aleances se Atlantikut te Veriut - deklaroi Kryeministri. Ai informoi Ishin gjithsej 200-300 bashibozuke morracake te droguar qe kishin ardhur per te rrezuar nje qeveri legjitime. Ngjarjet e 21 janarit - tha Kryeministri - nuk jane nje rrufe ne qiell te hapur qe erdhi pas daljes se nje videoje te montuar nga Edvin Kristaq Rama por ishin nje plan i mirepergatitur per rrezimin e qeverise. Edi Rama qendronte ne krye te komandes dhe ai as nuk mori persiper ta ndalte dhunen duke thene se humbi. Kryepucisti as nuk sugjeroi terheqjen e banditeve por i udhezoi ata te vazhdonin edhe duke vene eksplozivin - tha shefi i qeverise i cili garantoi se institucionet e vendit do te mbrohen me cdo kusht pasi ato jane keshtjella qe sbien kurre. Por Berisha vazhdoi akuzat mbi Presidentin Topi dhe kryeprokuroren Ina Rama. Ne deklaraten qe kryetari i shtetit kishte leshuar ne agresionin nga Keshillit te Ministrave shkelqesia e tij nuk citonte asnjehere te vetme fjalen dhune. Shkelqesia e tij Presidenti u kerkonte faktoreve te negocionin per te qetesuar demonstruesit nderkohe dergonte zedhenesen e tij se Berisha duhej te negocioje me banditet. Nuk mora vesh se kush ia kishte shkruar ate komunikate ky atij apo ai atij. I kerkohej Kryeministrit te rrethuar qe te turperonte flamurin te negocionte me banditet kjo eshte deklarata. Presidenti duhet te jae shpjegime. Cilat ishin ato mure qe nuk e lane ate te shihte dhunen Cilat ishin ato ekrane qe nuk ia paraqiten atij kete dhune Kjo eshte ceshtje qe ju duhet ta hetoni. Shqiptaret duhet te mesojne per te. Ndaj tij kam deshmuar vetem respekt. 3 muaj pas emerimit ne PD ky zoteri ka pasur mbeshtetjen e kryetarit te saj. Ministri me thote se kishte takim te nesermen. I them po pse e ka kerkuar kete takim. Per arrestimet. I them te mos merrej me te se kisha informacionet e mia por nje pyetje shtroja dje 5 ore eshte sulmuar policia dhe Kryeministria. Pergjigjja e Presidentit lsquoOpozita ka vetem fjale - u shpreh z. Berisha. Duke akuzuar trojken puciste sic e cilesoi ai kryesocialistin Rama kryetarin e grupit te deputeteve socialiste Gramoz Ruci e nje nga aleatet e Opozites se Bashkuar Skender Gjinushi ish-minister i Arsimit ne nomenklaturen e PPSH-se Berisha theksoi se kjo trojke gjate dy muajve te fundit nuk ka bere asgje tjeter vetem se ka kercenuar shtetin dhe ka nxitur rrezimin me dhune te qeverise legjitime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›