Berisha: Bashkëpunimi me policinë italiane, faktor i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar
TIRANE -Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se “bashkëpunimi me policinë italiane përbën edhe sot një faktor të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”.
“Krijimi i sigurisë në vend ka qenë një nga faktorët themelorë për përparimin e shpejtë të vendit, si dhe për pranimin e tij në NATO dhe integrimin e vazhdueshëm europian. Ka qenë një fakt domethënës që me gjithë fluksin e rreth katër milion turistëve dhe vizitorëve gjatë vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë incident keqbërjeje ndaj tyre”, theksoi kryeministri, gjatë nj takimi me z. Giuseppe Fera, ish zëvendësdrejtor i përgjithshëm i policisë italiane dhe drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale në vitet 2001-2004, dhe z. Nicola Simone, ish drejtor i Interpolit italian, autorë të librit “Il ponte Italia-Albania tra l’Unione Europea e i Balcani”, që u promovua sot në sallën “Dea” të Pallatit të Kulturës në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme, Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Institutit Italian të Kulturës.
Kryeministri vlerësoi punën e dy drejtuesve të lartë të policisë italiane gjatë periudhës 1998-2001, kur ata drejtuan misionin e policisë italiane në Shqipëri.
Në takim morën pjesë edhe gjenerali Fabrizio Lisi, ish drejtues i forcave të Guardia di Finanza në misionin italian, si dhe ish-ambasadori i Italisë në Tiranë në vitet 1999-2003, z.Mario Bova. Grupi u shoqërua nga ambasadori italian në Tiranë, z. Massimo Gaiani.
(d.b/BalkanWeb)