OSBE shënon 15-vjetorin e prezencës në Shqipëri
TIRANE - OSBE shënon sot 15-vjetorin e prezencës së saj në Shqipëri. Në një ceremoni të posaçme, të organizuar në Kuvendin e Shqipërisë, Ambasadori Wollfarth u shpreh se Shqipëria ke bërë progres të dukshëm duke lënë tashmë pas krahëve vitin 1997.
“Ndryshe nga viti 1997, tanimë paqja sundon në mbarë vendin. Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe kontribuon në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të sigurisë në rajon dhe në nivel global. Viti 2012 do të jetë pa dyshim një vit vendimtar për aspiratat ndërkombëtare të Shqipërisë, dhe me shumë punë për të bërë. Nevojitet përparim i mëtejshëm për të siguruar që institucionet, sistemi demokratik dhe shteti i së drejtës të funksionojnë plotësisht. Nevojitet një ndjenjë kompromisi, drejtësi dhe vullnet i mirë për të qenë të frytshëm”,- deklaroi Wollfarth në fjalën e tij, ndërsa rikujtoi edhe një herë se Kuvendi luan një rol kyç në këtë drejtim.
Nga ana e saj kryeparlamentarja Topalli prezantoi projektin më të ri në administrimin e legjislativit shqiptar.
(er.nu/news24/BalkanWeb)