E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Tuluzës, Al Jazeera nuk do të transmetojë videon

PARIS – Ndërhyrja e presidentit francez Nikolas Sarkozy për të ndaluar transmetimin e imazheve të masakrës së Tuluzës, ka detyruar televizionin Al Jazeera të mos e publikojë videon.

Drejtuesit e televizionit ranë dakord që videoja e sulmit të mos transmetohet, pasi shkel rëndë kodin e etikës.

Një ditë pas sulmit në shkollën hebraike në Tuluzë të Francës, ku u vranë katër persona, një dëshmitar i ngjarjes bëri të ditur se kishte parë një kamera të vogël në gjoksin e autorit.

Më pas një kopje e videos ka mbërritur në zyrat e televizionit Al Jazeera, në Paris. Mësohet se videoja zgjat 22 minuta dhe shoqërohet me këngë arabe në sfond. Në momentin e sulmit dëgjohen qartë fjalët e autorit dhe britmat e fëmijëve të tmerruar.

Por pavarësisht se Al Jazeera u tërhoq në momentin e fundit dhe nuk e transmetoi videon, autoritetet franceze i tremben shpërndarjes së imazheve në websitet xhihadiste.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›