Konflikti për pronën, 6 gratë zbresin nga pallati: Do vijojmë protestën
TIRANË- Zbresin nga tarraca e pallatit 6 gratë që kërcënuan se do të hidheshin nga lartësia, nëse nuk do të respektohet marrëveshja ndërmjet tyre dhe pronarit të një pallati në ndërtim. Pas negociatave me policinë, gratë pranuan të zbresin dhe të vazhdojnë në një formë tjetër protestën e tyre për pronat. Situata u tensionua rreth mesditës, banorët u përleshen me policinë, disa të shoqëruar në komisariat. Në fillim protesën e nisen 7 gra, por njëra prej tyre u detyrua të zbriste nga tarraca dje, për shkak te problemeve shëndetësore.
7 GRATË ZBRESIN NGA PALLATI
Ora: 18:15 - Gjashte gratë, të cilat prej dy ditësh kanë kërcënuar se do të hidhen nga tarraca e pallatit në zonën e “Unazës së Re”, kanë zbritur sot teksa i kanë dhënë pesë ditë afat firmës për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar tre vite më parë.
Pas negociatave të vazhdueshme me forcat e policisë, gratë u bindën të ndërpresin protestën e pazakontë, që zgjati më tepër se 30 orë, për ta vazhduar në një tjetër formë.
Sipas gazetarit të NEWS24 në vendngjarje, gratë shprehen të bindura se do të vijojnë protestën, nëse brenda 5 ditësh nuk do të ketë një reagim nga pronari i pallatit. Në fillim protesën e nisen 7 gra, por njëra prej tyre u detyrua të zbriste nga tarraca dje, për shkak te problemeve shëndetësore.
6 GRA KËRCËNOJNË TË HIDHEN NGA PALLATI, BURRAT PËRLESHEN ME POLICINË
Ora: 13:50 - Që prej ditës së djeshme, 6 gra vijojnë të qëndrojnë në tarracën e një pallati në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë, duke kërcënuar se do të hidhen nga lartësia, nëse nuk do të respektohet marrëveshja ndërmjet tyre dhe pronarit të një pallati në ndërtim.
Ndërkohë, uniformat blu të kryeqytetit ndodhen në vendngjarje për të monitoruar situatën dhe po vazhdojnë negociatat me gratë, të cilat shprehen se janë të vendosura të qëndrojnë aty derisa të vijë pronari i pallatit dhe t`i ndajë apartamentet që u takojnë.
Gjatë qendrimit të tyre në tarracë, ka pasur një konflikt mes banorëve, familjarë të grave dhe policisë. Duket se orët e gjata të pritjes pa zgjidhje të problemit banorët janë irrituar, duke u konfrontuar me policinë. Ndërkohë rreth orës 13:25 forca të policisë kanë hypur në tarracën e pallatit për të negociuar me gratë që të zbresin e ta vazhdojnë protestën e tyre diku tjetër.
Gazetari i News24 Spartak Koka raporton nga vendngjarja se pas përplasjes me policinë u shoqëruan dy persona në komisariatin nr 6, ndërkohë që drejtues të policisë po vazhdojnë të negociojnë me gratë për t’i dhënë fund protestës së tyre.
Sipas tij, edhe tek gratë ka pasur shqetësim gjatë kohës kur burrat e djemtë e tyre përlesheshin me policinë. “Gjatë kohës që shikonin burrat duke u përleshur gratë ngë tarraca kërxcënonin se do hidheshin”, raporton gazetari i News24.
Sipas tyre, janë 23 familje të cilat qëndrojnë prej 3 vjetësh me qera ndërsa pretendojnë se pronari i pallatit nuk ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar me ta për t`u dhënë apartamente në këmbim të tokës.
PRONARI: BANORËT NUK KANË TITULL PRONËSIE
Namik Pelivani, pronari i pallatit në ndërtim në zonën e "Unazës së Re" konfirmon për 'NEWS 24' se nuk pranon asnjë takim me banorët, të cilët pretendojnë se kanë një konflikt pronësie me të, përveçse në rrugën ligjore.
Pelivani deklaron se problematika qëndron vetëm për 6 familje, të cilat sipas tij kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht, pasi duan të legalizojnë ndërtimet pa leje qe sipas tij, nuk kane ende titull pronësie.
"Takimi me banorët në rrugë ligjore. Problematika është vetëm me 6 familje qe kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht. Duan të legalizojnë ndërtimet pa leje. Asnjë nga banorët në protestë nuk ka titull pronësie. Banorët kishin ndërtuar pa leje. Zona ka plan rregullues të miratuar. Banorëve u kemi paguar qiranë prej 2 vitesh",- deklaroi për 'NEWS 24', Pelivani.
PROTESTA
Protesta e pazakontë u regjistrua gjatë ditës së djeshme në kryeqytet, ku 7 gra në shenjë proteste për mosmarrjen e kompensimit për shtëpitë e prishura që në orën 8:15 të mëngjesit të djeshëm janë ngjitur në katin e 10-të të ndërtesës, nga kanë kërcënuar se do hidhen.
Gratë janë bashkëshorte ose nëna të pretendentëve të pronarëve të truallit ku është ngritur pallati, të cilët kanë rënë dakord me pronarin e pallatit në ndërtim, që t'iu kompensohej trualli me apartamente, por mosmarrëveshja për apartamentet që do merrnin si kompensim ka nxitur gratë të ndërmarrin aktin e rëndë.
Nga ana tjetër, poshtë kanë qëndruar familjarët e tyre, të cilat kanë mbështetur në çdo moment nënat dhe bashkëshortet e tyre. "Bëhet fjalë për 24 familje dhe kemi bërë kontratë dhe pronari Namik Pelivani thotë 'nuk ju njoh'. Gratë kërkojnë zbatimin e kontratës që ka 3 vite që është nënshkruar, por pronari nuk pranon. Kemi dashur ta çojmë problemin në gjykatë, por pronari është i korruptuar. Zgjidhja është vetëgjyqësi. Kërkojmë zbatimin e kontratës. Kam nënën time atje lart. Ne nuk e kemi diskutuar vendimin e tyre, ato kanë marrë iniciativë vetë për vetëgjyqësi. Ose do hidhen, ose të bëhet kontrata",- tha njëri prej banorëve. Ndërkaq, rreth pasdites është zhvilluar një takim mes banorëve dhe pronarit, i cili u ka premtuar 8 deri 12% të pronës, por kjo nuk është pranuar nga ana e protestuesve.
"Ne kërkojmë një takim me ministrin e Drejtësisë të ngrejë një grup pune qoftë për procesin e hetimit, qoftë për procesin e gjykimit. Nuk largohemi pa marrë përgjigje", - u shpreh njëri prej banorëve. Më tej, një tjetër thekson se pronari i firmës që ndërtoi pallatin të mos mohojë faktin se banorëve u ka nënshkruar kontrata për apartamentet. "Mos ta mohojë firmën e vet para noterit. Namik Pelivani ka bërë kontrata me ne, të mos na mohojë të drejtën e kontratave. Ne kemi kontrata, i kemi me firma, mos të sillet sikur nuk ka kontrata. Ne jemi 20 familje që përfitojmë, pala tjetër pretendon se janë 7 familje, turp.", - u shpreh ai.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga përleshja