Berisha: Bashkia e Tiranës, urrejtje ndaj biznesit
Kryeministri Sali Berisha e kishte paralajmëruar Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin Edi Rama, së nëse nuk ndryshonte nivelin e taksave, do të ndërhynte me ligj. “Parlamenti ka votuar një ligj në të cilin përcakton nivelet e taksave 1 euro për tabelën. E imagjinoni ju zotërinj se çfarë bën ky?! Ky u lëshon urrejtje bizneseve. Ky thotë vër tabelën me 300 mijë lekë. Ajo është vetëm 1 euro, por e garantoj zotin Rama se po vazhdoi kështu, s’do të mund të marrë as edhe 1 euro, sepse do ta heqim fare me ligj. Taksa e emrit nuk ekziston kund në botë, përveç se te Bashkia e Tiranës”, u shpreh kryeministri në mbledhjen e grupit të PD-së, në fillim të kësaj jave.
#