E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokument mjek-pacient, për komplikacionet në spital

Konsensus i përbashkët për parashikimin e vështirësive gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale apo invazive

Edhe pse njihet si procedurë, nënshkrimi i kontratës mjek-pacient për parashikimin e komplikacioneve gjatë procedurave mjekësore, që sot do të jetë kusht. Madje do të kontrollohet me prioritet nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e saj. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri, i cili ka lëshuar dje një urdhër për institucionet shëndetësore. Marrëdhënia mjek-pacient si edhe pacient-sistem shëndetësor në tërësi mund të funksionojë vetëm mbi bazë të transparencës dhe informimit të qartë mbi çdo procedurë të cilës pacienti i nënshtrohet dhe sistemi shëndetësor ofron.

Në sistemin publik shqiptar ka munguar një element shumë i rëndësishëm i komunikimit mjek-pacient që ka të bëjë me informimin e pacientëve mbi komplikacionet e mundshme e lidhur kjo me procedurat kirurgjikale, invazive apo procedura të tjera mjekësore. Miratimi i pacientit apo i personave të tjerë ligjorë të autorizuar për nënshkrimin e deklaratës së konsensusit për njohjen e komplikacioneve të ndërhyrjeve ekziston dhe aplikohet gjerësisht në klinikat dhe spitalet private dhe në Shqipëri. Po ashtu njihet si një procedurë e detyruar në të gjitha institucionet publike dhe private europiane. Me urdhër të ministrit të Shëndetësisë kjo praktikë europiane, do të sanksionojë transparencën dhe ndihmon në rritjen e përgjegjësive në marrëdhëniet mjek - pacient - sistem shëndetësor, duke ngritur në këtë mënyrë nivelet e sigurisë dhe të korrektesës në strukturat publike shëndetësore shqiptare, si dhe përfshirjen e standardeve europiane në dokumentacionin shëndetësor. Ky urdhër është i detyruar jo vetëm për spitalet, por edhe për poliklinikat ku do të ofrohen shërbime.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›