E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Bëj çdo lëshim, përveç Kushtetutës

Kryeministri Sali Berisha pas takimit të Strasburgut deklaroi se ekzistojnë mundësi për të zhbllokuar situatën politike në vend, por në përputhje me Kushtetutën e Republikës. Qeveria, në përputhje me të gjithë përcaktimet kushtetuese-ligjore të vendit është e gatshme për çdo kompromis normal. Nuk ka asnjë lloj hezitimi. Përveç Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve të gjykatave, unë lëshoj në çdo pikë. Unë nuk di ndonjë pikë ku unë nuk mund të lëshoj, në të gjitha, sipas këtyre përcaktimeve. Është normale, - tha Berisha. Ai pohoi se është gati për një marrëveshje për hapjen e kutive të dokumentacionit zgjedhor, ndërkohë që për hapjen e kutive të fletëve të votimit ai u shpreh se duhet të respektohet ligji dhe Kushtetuta e vendit. Nuk ka vakum ligjor. Gjërat janë qartësisht të përcaktuara. Është shumë e rëndësishme që cilido që dëshiron të përfitojë nga hapësirat e mëdha që krijojë ligjet e vendit, Kushtetuta e vendit, vendime të tjera. Unë kam besim se kjo do ndodhë. Unë besoj çdo përpjekje të cilitdo që të përfitojë nga ato çka garantojnë ligjet. Ligji garanton plotësisht dhe tërësisht shqyrtimin nga secili prej jush, nga secila forcë politike të materialit zgjedhor, të arkivuar sipas rregullave në arkiv, - theksoi z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›