Qeveri e dëmshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë dhe Kryeministrit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se koalicioni qeverisës po i shkakton dëme të mëdha vendit në fushën e sigurisë, në marrëdhëniet me jashtë, e sidomos në fushën ekonomike.
“Tash ka shumë pak dilema te qytetarët e vendit se qeverisja nuk është e duhur, po i shkakton humbje vendit, po thellohen këto humbje dhe sanimi është i mundshëm. Misioni ynë është sanimi i gjendjes së krijuar nga Qeveria Thaçi dhe aftësimi i Kosovës për anëtarësim në BE. Me gjithë dëmet që i janë shkaktuar vendit, ka mundësi që kjo të bëhet”, ka thënë Haradinaj, të dielën, në Orllan të Podujevës, ku mori pjesë në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Degës së AAK’së.
Ai tha se po punon çdo ditë që në zgjedhjet e ardhshme të marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës dhe për të sanuar dëmet e shkaktuara nga qeveria aktuale.
Haradinaj ka shprehur përkrahje për hetimet e misionit të EULEX’it ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Transportit, duke kërkuar që të gjithë të mbështesin misionin e BE’së.
“Në kohën e krizës për liri, kur na ka ndihmuar NATO’ja, ne jemi gëzuar. Të gjithë kemi ardhur me gëzim në vend. Është keq që duhet ta ndihmojë EULEX-i për një temë si kjo, por kemi nevojë për ndihmën e mekanizmave seriozë ndërkombëtarë me e ndalë një të keqe në Kosovës, korrupsionin e zhvilluar nga Qeveria Thaçi. I përkrahim këto veprime, mendojmë se janë të nevojshme. Më mirë do të ishte sikur të mos ndodhnin këto veprime, do të kishte qenë mirë mos me i ofenduar njerëzit e vet Qeveria e vendit, do të kishte qenë mirë me ndalë sistemi vetveten. Por në fund, më mirë një ofendim i Kryeministri në aeroport sesa një vazhdim i ofendimit të mëtejmë nga ky kryeministër për popullin e vet”, ka thënë kryetari i AAK-së.