E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jemi larg kompromisit për fletët e votimit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi pas kthimit nga Strasburgu se 2 javët në vazhdim do të jenë të ngjeshura me negociata mazhorancë-opozitë, por pranoi që për kërkesën kryesore që çoi socialistët në një grevë urie 19-ditore, pra, rinumërimin e votave, dy palët janë ende larg. Ai deklaroi se hapja e kutive nuk do të jetë më tabu, por mbetet të zgjidhet metodologjia që do të bëjë të mundur këtë. Rama shpreson se zgjidhja do të vijë brenda dy javësh dhe se PS po angazhohet plotësisht ta realizojë afatin e caktuar nga ndërkombëtarët. Falë përpjekjeve, sakrificave të atyre djemve dhe vajzave që morën hapin e hynë në grevë, ne sot jemi besimplotë. Dua të vlerësoj duke u nisur në faktin se kutitë do hapen, nuk janë më tabu, siç ishin 5 ditë më parë, - deklaroi z. Rama. Ai bëri të ditur se tani mbetet të diskutohet mënyra se si do të veprohet. Mbetet për të diskutuar dhe zgjidhur se si do të procedohet konkretisht, por tanimë është e qartë se të gjitha Ruzhdiet e Shqipërisë nuk do të mbeten më në errësirën e kutive të mbyllura, - theksoi kryetari i PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›