E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha: Beogradi dhe Tirana, po kërcënojnë Ballkanin Perëndimor

Sali Berisha deklaroi sot se, Beogradi dhe Tirana, “po kërcënojnë Ballkanin Perëndimor”. Zoti Berisha e bëri të koment si reagim ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh skeptik, lidhur me samitin e ardhshëm të BE-së, që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, teksa shkroi se do të dëgjojë një tjetër “JO” nga BE, lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

Sipas Berishës, ky është një qëndrim sinkron në Beograd e Tiranë, të cilët po kërcënojnë Ballkanin Perëndimor, si dy gangsterë autokrat.

Në një qëndrim sinkron në Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhisë Aleksander Vuçiç, si dhe vasali i tij Edi Rama, kërcënojnë me mospjesmarrje në Samitin e liderve të vendeve të BE-së që do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe në të cilin janë të ftuar edhe udhehëqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky kërcënim i dy gangstereve autokratë të Ballkanit Perëndimor, presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe vasalit te tij Rama, duket si i urdhëruar nga Putin, vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur, me të cilin vendoset në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombetar dhe anti BE, pro serbo- rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik të tyre!’- shkruan Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›