E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gazment Bardhi kallëzon në SPAK kryeministrin Rama: Ka abuzuar me ligjin për investimet strategjike

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar sot në SPAK, në emër të Grupit Parlamentar demokrat, një kallëzim kundër Kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre, duke e akuzuar se i ka dhënë statusin investitor strategjik dhe pasuri publike në përdorim bashkëshortit të Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Sipas tyre, kreu i qeverisë ka abuzuar me ligjin për investimet strategjike, duke mbështetur një projekt të bashkëshortit të ministres Xhaçka.

 “Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e Komitetit të Investimeve Strategjike, të cilët kanë qenë në dijeni se kompania përfituese është në pronësi të bashkëshortit të ministres/deputetes Olta Xhaçka, me dashje kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke i sjellë përfitime materiale të padrejta familjes së ministres Xhaçka”, thuhet në kallëzim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›