Ktheu marrëveshjen për Butrintin, Meta: E papranueshme që për pasuri të tilla shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një konference për shtyp, ka sqaruar arsyet mbi kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e parkut të Butrintit.
Presidenti Meta u shpreh se është e papranueshme, sipas tij, që për pasuri të tilla kombëtare, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi dhe t’ja kalojë OJF-ve.
Sipas Metës, kjo çështje duhet trajtuar me kujdes “maksimal” nga Kuvendi, teksa shtron se nevojiten konsultime me ekspertë të fushës. Si pas kreut të shtetit, kjo marrëveshje krijon terren për shkeljen e çështjeve të karakterit më të lartë si identiteti dhe trashëgimia kulturore e vendit.
“Presidenti nuk është kundër partneritetit publik-privat, por është e papranueshme që për një pasuri të tillë si Burtrinti shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi dhe autorizon një OJF. Nëse qeveria deklaron mogarantimin në perspektivë të mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave të tilla kulturore, si do mundet ta garantojë atë me një fondacion ku rolin e ka të kushtëzuar. Një tjetër e metë e konstatuar është edhe proceduar e ndjekur për dhënien e titullit partner strategjik që është kryer nga një organ që ligji nuk ja ka dhënë këtë tagër ligjor. Kam vlerësuar se kjo çështje duhet të trajtohet me kujdes maksimal nga Kuvendi. Për pasuri të tilla duhej të ishte mbajtur një komunikim i ngushtë me UNESCO-n dhe duhej të ishte bërë transparente. Asgjë e keqe nuk mund t’i vijë kuvendit nga debati, konsultat sidomos për çështje delikate me detaje që nuk mund të njihen nga deputetët. Marrëveshja e nënshkruar nga qeveria shmang kontrollin nga KLSH dhe kjo është e papranueshme sepse ajo që po jep shteti te ky fondacion është një pasuri publike. Kontrolli do garantonte më mirë administrimin e të ardhura për këtë periudhë 10 vjeçare që synohet të jepet objekti në administrim. Nëse janë lënë jashtë administrimit disa zona, sipas kësaj marrëveshje, si do përdoren ato? Qeveria dhe Kuvendi duhet të përmbushë konsultime gjithëpërfshirëse për çështje të tilla. Nuk mund ta pranoja ndërkohë që shkelaj e procedurave dhe konsultimet nuk janë përmbushur. Mekanizmat kushtetues të kontrollit të balancës mes ekzekutivit dhe legjislativit nuk kanë funksionuar. Marrëveshja e lidhur mes ministrisë së Kulturës nuk garanton, përkundrazi krijon terren të shkelen çështje të karakterit më të lartë si identiteti dhe trashëgimia kulturore e vendit“, tha Meta.
/rtsh.al/