Arrestohet vrau me thike 30-vjecarin ne Ksamil

Vetem disa ore pas vrasjes se Tonin Qendros ne Ksamil Policia e Sarandes ka arrestuar autorin e krimit gjate oreve te para te dites se djeshme. Nga burimet mesohet se i dyshuari Fation Collaku 30 vjec i akuzuar per vrasjen e Tonin Qendros 33 vjec eshte arrestuar ndersa po tentonte te largohej drejt vendlindjes se tij ne Elbasan. Arrestimi i te dyshuarit erdhi pas nje pune te shpejte dhe te mirorganizuar nga ana e forcave te rendit. Ngjarja ndodhi pak pas mesnates te dites se marte ne Ksamil. Pas nje sherri per motive te dobeta mes te dyshuarit dhe viktimes ky i fundit eshte qelluar me thike nga 30-vjecari. Si pasoje e plageve te marra Tonin Qendro ka gjetur vdekjen ne spitalin rajonal.