Pranga drejtorit te superfosfatit falsifikonte dokumente

Drejtorit te uzines se superfosfatit ne Lac i jane gjetur ne zyren e punes disa dokumente te cilat dyshohen se jane te falsifikuara cka ka sjelle edhe arrestimin e tij nga Policia e Lezhes. Andrea Gjinaj eshte vene ne pranga gjate oreve te mesnates se dites se marte pasi i jane gjetur ne ambientin e tij te punes vula deftesa shkollore dhe dokumente te tjera zyrtare qe i dyshuari i falsifikonte me qellim shitjen e tyre per perfitime personale. Nderkohe forcat e rendit kane arrestuar edhe nje tjeter punonjes te administrates se uzines Mark Gjinajn dhe ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire ndaj Tereza Koles dhe Kujtim Bejtja te dy punonjes po te te njejtit subjekt. Sipas burimeve policore gjate kontrollit te ushtruar ne zyrat e punes jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale dokumente te ndryshme si certifikatadeftesa shkollore vula pasaporta dhe materiale te tjera te rendesishme. Po ashtu gjate kontrollit te bere ne banesat e tre punonjesve te tjere te ndaluar nga forcat e rendit jane sekuestruar te njejtat dokumente te falsifikuara me ato te drejtorit Gjinaj. Dokumentet e falsifikuara u shiteshin personave te ndryshem kundrejt nje shume te caktuar parash. Ndaj kater te dyshuarve rendon akuza e falsifikimit te dokumenteve ndersa policia eshte duke vijuar hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe gjetjen e personave te tjere qe mund te jene te implikuar.