Celibashi: Anetaret e KLD, vetem me ligj

Deri ne vitin 2005 Konferenca Gjyqesore organizohej me nismen e vete gjyqtareve. Ne ate kohe, Ilirjan Celibashi ishte gjyqtar.
“Une ne ate kohe kam qene gjyqtar ne Gjykaten e Apelit dhe me kujtohet qe gjyqtaret miratuan rregulloren e konferences, mbi te cilen eshte bere zgjedhja e anetareve te KLD. Ky institucion eshte bazuar ne kete rregullore, derisa Gjykata Kushtetuese e shpalli atni-kushtetuese”, deklaron Celibashi.
C'do te ndodhe? Ligji per Konferencen Gjyqesore kerkon nje shumice te cilesuar prej 84 votash. Ndaj mungesa e opozites ne Parlament e ben te pamundur miratimin e tij.
Ne keto kushte, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mbeshtet percaktimin e rregullave nga vete trupa gjyqesore.
Kurse nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu, i cili ne qendrimet e tij ka qene gjithmone ne nje ze me kryetarin e KLD-se, presidentin e Republikes, kerkon miratimin me pare te ligjit.
Per Ilirjan Celibashin, skenari eshte i qarte. “Edhe nese trupa e gjyqtareve veteorganizohet dhe konstituon Konferencen Gjyqesore Kombetare, mund te qelloje qe nese rezultati qe vjen nga ky votim te jete i pranueshem, do konsiderohet zgjedhje legjitime. Por nese individet nuk do te jene te pranueshem, atehere do te dale argumenti juridik qe duhet ligji”, sqaron Celibashi.
Ne baze te ligjit per KLD-ne, 4 anetaret te cileve u ka mbaruar mandati qendrojne ne detyre deri ne zgjedhjen e anetareve te rinj.
Kjo sipas zotit Celibashi u jep atyre me shume legjitimitet se sa zgjedhja e 4 anetareve te rinj nga nje konference gjyqesore e veteorganizuar ne mungese te nje ligji te posacem.
Zgjedhja e anetareve te KLD-se ka rendesi per te garantuar pavaresine e ketij institucioni qe njihet si qeveria e gjyqesorit nga qeveria e vertete, frut i mazhorances politike.