E Shtunë, 31 Tetor 2026

Efekti serre prek Shqiperine

Temperaturat jane rritur dhe sasia e reshjeve eshte ulur. Keto jane ndryshimet e para klimaterike qe ndihen ne Shqiperi, te cilat do te ndikojne edhe ne nevojat per energji elektrike.

Specialistet parashikojne se ne vitin 2025, ne vend do te ulet me 10.6% kerkesa e energjise per ngrohje dhe do te rritet me 11.7% kerkesa e energjise per ftohje.

Ne raportin e ndryshimeve klimaterike te hartuar nga PNUD kerkohet qe shkarkimi i gazeve serre te ulet me 48 % deri ne vitin 2015.

“Ndikimet e ndryshimit te klimes ne Shqiperi ndihen. Eshte e nevojshme te reduktohet emetimi i karbonit, te investohet ne ekonomine e gjelbert dhe te merren masa per adaptim”, ka deklaruar perfaqesuesja e PNUD ne Shqiperi.

Rritja e numrit te diteve me diell do te ndikoje ne uljen e prodhimit te energjise elektrike, me 10 deri ne 12% te prodhimit te pergjithshem hidro deri ne 2025, ndaj kerkohet qe energjia qe prodhohet nga termocentralet te rritet me 6%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›