Berisha-Borshard: Donacionet gjermane, te rendesishme
Vleresim per investimet e qeverise gjermane ne sektorin e ujit te pijshem dhe menaxhimin e ujerave te zeza. Gjate inaugurimit te ambienteve te reja te Entit Rregullator te Ujit, kryeministri Berisha nenvizoi rendesine e ketij enti si nje nga autoritetet qe rregullon pasurine me te madhe natyrore te Shqiperise. Sipas tij, uji perben pasurine natyrore komerciale me te madhe te vendit. ERRU eshte nje autoritet me rendesi te vecante dhe ka per detyre te rregulloje marredheniet shperndares-konsumator ne vend. Percakton kriteret e shperndarjes se ujit ne vend. "Ne maj te vitit 2008 ne permiresuam ligjin e ketij enti, ndersa ne vitin 2009 krijuam mundesi dhe per bashkepunimin e ketij enti me kompanite private. Qeveria gjermane ka qene donator kryesor i Shqiperise", ka deklaruar Berisha. I pranishem ishte dhe ambasadori gjerman ne Shqiperi, Borchardt, i cili theksoi se qeveria gjermane do te vijoje me investimet ne Shqiperine. "Gjermania e mbeshtet Shqiperine ne nje sere fushash ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian. Vetem ne periudhen 2008-2009 eshte mobilizuar nga qeveria gjermane nje fond prej 130 milione eurosh. Krahasuar me fondet e vitit 2007 ato jane trefishuar dhe pikerisht ky fakt, tregon se pavaresisht krizes ekonomike globale, Gjermania ka nje mbeshtetje serioze per Shqiperine",-tha ambasadori gjerman.