E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrezon "ushtaraket"

Gjykata Kushtetuese refuzoi dje te pezulloje, zbatimin e ligjit per "Sigurimin suplementar te ushtarakeve te FA, te punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimit, te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne RSH". Ne seancen e pare te zhvilluar per ankesat e shoqatave te ushtarakeve por edhe institucionit te Avokatit te Popullit, Kushtetuesja nuk vleresoi se nje ligj i tille, duhet te pezullohet, deri sa ky institucion te marre nje vendim per te. "Per piken e dyte te kerkeses, Gjykata Kushtetuese, vendosi rrezimin e kerkeses per te pezullim te ligjit te sipercituar me argumentin, se kerkuesit nuk kishin mundur te argumentonin para Gjykates Kushtetuese, se zbatimi i ketij ligji mund te sillte pasoja qe preknin interesa shteterore, shoqeror apo te individeve, te parashikuara ne nenin 45, pika 1 te Ligjit nr. 8577, dt. 10.02.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese ne Republiken e Shqiperise", u shpreh dje ky institucion. Nderkohe qe po gjate shqyrtimit te djeshem, Kushtetuesja vendosi te shtyje shqyrtimin e ankesave te bera nga shoqatat dhe Institucioni i Avokatit te Popullit, pasi Keshilli i Ministrave dhe Ministra e Jashtme, nuk u paraqiten ne seance per te mbrojtur ligjin e miratuar ne maj te ketij viti. Nepermjet nje shkrese zyrtare, qeveria kerkoi shtyrjen e seances gjyqesore, per te mundur te paraqese pretendimet e saj ne kete gjykate. Sipas Keshillit te Ministrave, per arsye objektive, perfaqesuesi i ketij institucioni nuk mundi te paraqitej ne seancen e djeshme. Me gjithe kembenguljen e bere nga pala paditese, Gjykata vendosi te shtyje per javen e ardhshme, diskutimin e ankesave te bera kunder ketij ligji, me argumentin se paraqitja e pretendimeve te Keshillit te Ministrave por edhe te Ministrise se Financave, eshte e domosdoshme. Shqyrtimi i ankesave do te zhvillohet me 12 nentor, ku do te pritet dhe dy institucionet te paraqesin pretendimet e tyre per ligjin ne fjale. Shoqata Kombetare e Ushtarakeve ne Rezerve si dhe Shoqata "Organizata e Punonjesve te Policise ne Lirim", Avokati i Popullit dhe Shoqata "Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise", kerkuan nga Gjykata Kushtetues kohe me pare, qe te shpalle si antikushtetues ligjit ne fjale. Po keshtu, si shoqatat edhe institucioni i Avokatit te Popullit, kerkuan edhe pezullimin e ketij ligji deri ne hyrjen ne fuqi te vendimit perfundimtar te Gjykates Kushtetuese. Kerkese e cila u rrezua me shumice votash ne kete institucion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›