E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri, me ministrat per Fondin e Zhvillimit Rajonal: Thithni projekte

Pushteti vendor duhet te kete aftesine qe ne nje te ardhme te afert te negocioje vetem me nderkombetaret ne lidhje me projekte, te cilat prekin zona te vecanta. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryeministri Berisha, gjate nje mbledhje me ministra dhe zevendesministra ne kuader te reformes se zhvillimit rajonal. Pas krijimit te Fondit te Zhvillimit Rajonal, kryeministri theksoi se tashme duhet te niste puna per konsolidimin e reformes per sa i perket zhvillimit rajonal. "Duhet t'i japim formen perfundimtare Fondit te Zhvillimit Rajonal, me te cilin ne kemi si qellim madhor nxitjen e zhvillimit te balancuar te qarqeve te vendit, pergatitjen e tyre per procesin e integrimit evropian, aftesimin e tyre gradual, ne menyre qe ata ne nje te ardhme jo te larget, te jene te gatshem te negociojne direkt me strukturat nderkombetare", theksoi Berisha. Sipas tij, fondi i Zhvillimit Rajonal do te jete nje strukture qe synon konsolidimin me tej te pushtetit te autoriteteve vendore dhe nxitjen e zhvillimin e fuqive te tyre investuese. Po keshtu kryeministri theksoi se ky fond do te perfshije te gjitha investimet, qe zhvillohen ne territorin e cdo rajoni te vendit, pervec investimeve ne rruget e medha te vendit si dhe infrastrukturave te medha kombetare, si ujesjellesit e medhenj dhe vepra te tjera. "Fondi i Zhvillimit Rajonal nuk eshte nje institucion shteteror ne vetvete, por perben nje mekanizem te decentralizimit, mekanizem nxitjeje dhe shperndarjeje me te drejte te fondeve", deklaroi Berisha. Ne menyre te qarte ai vleresoi punen e Ministrise se Financave, e cila ka iniciuar fillimisht konceptin e krijimit te Fondit te Zhvillimit Rajonal dhe me pas ka ndihmuar qe ketij projekti t'i jepej forma perfundimtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›