E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Investoni ne turizem e energjetike"

Shqiperia shenon nje total prej 436 milione euro investime te huaja direkte, vetem per gjashte muajt e pare te ketij viti. Ky fakt u percoll ne konferencen nderkombetare mbi investimet e huaja ne Shqiperi. Sipas Berishes, per Shqiperine eshte nje moment i vecante mbledhja e me shume se 100 investitoreve nga Arabia Saudite, Kuvajti, Bosnja dhe shume vende te tjera, per t'u njohur dhe per te kerkuar ne potencialet e vendit tone.

Kryeministri falenderoi perfaqesuesit e Bankes Islamike per zhvillim dhe fondit te OPEK-ut per Zhvillim nderkombetar per projektet e financuara ne Shqiperi, kryesisht ne infrastrukture, shendetesi, arsim e etj. "Jam i bindur qe ju do te gjeni nje vend dhe nje ekonomi terheqese, dinamike me ritme te larta rritjeje, ne nje kohe krize. Ne jemi te hapur te krijojme mjedisin sa me miqesor per investimet e huaja. Ligjet dhe potencialet tona i garantojne plotesisht ato", ka qene deklarata e kryeministrit Berisha. Nderkohe qe turizmi, eshte nje nga fushat ku u perqendrua oferta e kryeministrit per investitoret. Pa harruar energjine, edhe ate qe prodhohet nga era, industrine minerare etj. "Po negociojme me qeverine e Azerbaxhanit, ate te Turqise dhe vendeve te tjera per realizimin e projektit te gazsjellesit te ashtuquajtur Trans-Adriatik qe kalon permes Shqiperise, po keshtu po negociojme me qeverine e Katarit per impiantin e rigazifikimit ne Seman", eshte shprehur Berisha. Kryeministri permendi dhe 6 parqet industriale dhe angazhimin e qeverise per te ngritur te gjithe infrastrukturen e nevojshme per mbeshtetjen e ketyre projekteve gjigante. "Jeni te mirepritur te vleresoni potencialet e medha qe ofrojne keto parqe industriale",-tha Berisha. Takimi i djeshem, do te thote besim per qeverine dhe po aq detyrim t'ju siguroje per gjithcka Shqiperia ofron per miqesine dhe bashkepunimin per cdo investitor te huaj ne Shqiperi. Presidenti i Bankes Islamike per Zhvillim, Ahmet Ali u ndal ne zhvillimet ekonomike te vendit, domethenese per investimet e huaja ne nje kohe krize boterore. Ali vleresoi projekte te tilla si rrugen Durres-Morine, apo korridore rrugore qe lidhin Durresin me Greqine apo Durresin me Maqedonine. "Kam rastin t'ju shpreh pergezimet per progresin e arritur. Eshte domethenes progresi qe Shqiperia ka arritur ne procesin e integrimit. Rritja ekonomike 6 % e dy viteve te fundit, rritja e investimeve te huaja, jane gjithashtu tregues inkurajues. Ne do te vazhdojme te mbeshtesim rritjen ekonomike te Shqiperise sipas prioriteteve te qeverise",-tha ai. Ne nje linje, Drejtori i Pergjithshem i Fondit te OPEK-ut per zhvillim Sulejman al Herbish, vleresoi gatishmerine e qeverise per te mbeshtetur investitoret e huaj. "Zoti kryeminister degjova fjalimin tuaj magjepses per klimen e biznesit dhe kam frike, se do te kete nje vershim jo vetem investimesh ne Shqiperi, por dhe per te marre kombesine shqiptare. Rritja ekonomike eshte mbreselenese dhe kjo fale reformave, por cfare eshte me e rendesishme eshte se rritja vazhdon dhe ky eshte parashikimi edhe per 2010",-tha ai.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›