Berisha: Borxhi publik, jashtë çdo rreziku serioz
Kryeministri ndan me miqtë në rrjetin social “Facebook” diskutimet e Konferencës së 49 për Sigurinë në Mynih
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ky borxhi publik në vend, është jashtë çdo problemi serioz. Teksa ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social “Facebook” temat dhe diskutimet e Konferencës së 49-të për Sigurinë në Mynih, kryeministri Berisha tha se debati, por dhe diskutimet me zyrtare dhe ekspertë të shquar, ishin shumë vlerësuese dhe inkurajuese për ekonominë tonë. “Në Mynih, në Konferencën e 49 për Sigurinë, çështja e parë që u debatua ishte kriza ekonomike e Eurozonës. Ministri i Financave të Gjermanisë theksoi se borxhet publike mbi dyfishin e GDP-se janë problematike. Z. Schauble u shpreh me optimizëm për zhvillimet në vazhdim dhe theksoi se duhet të bëjmë më shumë për kompetitivitetin. Debati, por dhe diskutimet me zyrtare dhe eksperte te shquar, ishin shume vlerësuese dhe inkurajuese për ekonominë tonë.
Bazuar në sa më sipër del se borxhi i Shqipërisë prej 60% të GDP-së është jashtë çdo problemi serioz. Sikundër, vendimet e fundit të qeverise si heqja e TVSH per makinerite, heqja e tatimit mbi te ardhurat personale dhe përdorimi i dividentit për krijimin e kompanive te biznesit social, janë reformat me te rëndësishme që do të bëjnë shumë më konkurruese ekonominë tone, do të nxisin investimet direkte, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës”- shkruan Berisha.
Konferenca e Mynihut është një event i përvitshëm me rëndësi globale në fushën e politikës së sigurisë, e cila që nga viti 1962, angazhon personalitete të larta nga mbarë bota në fushën e politikëbërjes, të mbrojtjes, mendimit, biznesit dhe medias në një diskutim të gjerë mbi çështjet kryesore të sigurisë të kohës sonë dhe sfidat potenciale në të ardhshmen.
Konferenca do të drejtohet nga Ëolfgang Ischinger dhe në të pritet të marrin pjesë Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph Biden, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuese e Lartë për Çështjet e Jashtme e Politikën e Sigurisë së Bashkimit Europian, Baronesha Catherine Ashton, Zëvendëssekretari amerina i Shtetit William Burns, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Lamberto Zannier, si dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe mbi 70 delegacione qeveritare, si dhe drejtues të korporatave të mëdha dhe përfaqësues të medias.
Gjatë zhvillimit të Konferencës, Kryeministri Berisha do të takohet me personalitete të ndryshme pjesëmarrës.