E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Boshti i jugut, projekt madhor i qeverisë

Berat - Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot Beratin ku ka marrë pjesë në përurimin e rrugës në komunën Poshnje në Berat. Në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës, shefi i ekzekutivit është shprehur se pavarësisht që projekti në fjalë është vetëm 1.5 kilometër dhe me vlerë rreth 100 milion lekë, qeveria e tij në total ka investuar plot 1 miliard e 600 milion dollarë. Ai theksoi se "Boshti qëndror i jugut do ta shndërrojë Beratin siç e kanë ndërtuar të parët tuaj, në një nga epiqendrat e vendit. Ai do ta afrojë Beratin me Tepelenën, Gjirokastrën, Sarandën, nga 70-120 kilometra me Tiranën". Ai garantoi se qeveria e drejtuar prej tij ka si prioritet investimet në komunat e mbarë vendit për krijimin e një infrastrukture sa më optimale për to. "Ne do të mbështesim zhvillim e të gjithë sektorëve, do të mbështesim fermerët dhe do tu krijojmë atyre mundësinë e trgëtimit të produkteve të tyre", tha Berisha. Kryeministri vuri dhe një herë në dukje se ndërtimi i boshtit qëndror të jugut, ku përfshihet dhe Berati, "do të jetë projekti më madhor i qeverisjes sime të dytë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›