E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, PS:Mos e zbatoni ligjin

Partia Socialiste ka reaguar për ligjin e dosjeve,ku nëpërmjet kryetarjes së grupit parlamentar ju kërkua kryeministrit Berisha e kryeparlamentares Topalli, të dëgjojnë kritika e ndërkombëtarëve."I bëjmë edhe njëherë thirrje protagonistëve të shkeljes së kushtetutës të dëgjojnë kritikat dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë se Shqipëria nuk mund të hyjë në familjen euroatlantike me mendësitë enveriste të dyshes Berisha - Topalli",u shpreh Leskaj. Sipas saj, Berisha dhe Topalli po fusin vendin në një rrugë pa krye dhepo e bëjnë këtë me konfliktet e krijuara me institucionet kushtetuese, e për këtë shkak edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët natyrisht nuk mund të pranojnë që një vend aspirues për integrim të bëjë standarte të dyfishta. U bënë mbi dy muaj që komuniteti ndërkombëtar i përcjell në mënyrë të përsëritur qeverisë shqiptare, mesazhin per rishqyrtimin e ligjit të lustracionit duke e konsideruar atë si antikushtetues".Leskaj citoi edhe shqetësimet e një dite më parë të presidencës së Bashkimit Evropian e cila ka bërë të ditur se një ligj i tillë vë në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë në BE."Kryetarja e Kuvendit po dje ka deklaruar se ditën e hënë do miratojë në Kuvend Autoritetin, pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Injorimi i qëllimtë nga ana e tandemit Berisha - Topalli, të këtyre mesazheve, duke abuzuar me krimet e së kaluarës komuniste, me qëllimin e vetëm për të mbuluar mëkatet e sotme, kanë vënë në rrezik serioz hapat integruese të Shqipërisë në strukturat euroatlantike", tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›