Shiten bizhuterite e vjedhura, kapen te armatosur dy hajdutet

Tiranë, 14 Shkurt, 12:50, NOA - Policia e Tiranës ka vënë në pranga dhe dy persona të tjerë të akuzuar për vjedhje makinash dhe sendesh të tjera. Burime zyrtare nga kjo polici thanë për agjencinë NOA se, gjatë mbrëmjes së djeshme, nga efektivët e sektorit Kundër Vjedhjes së Automjeteve, në vazhdimësi të operacionit “Anteo” kanë vënë në pranga, Enver Stafukën, 42 vjeç lindur dhe banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për “vjedhje me armë” dhe Pëllumb Stafuka, 37 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë (në foton bashkëlidhur).
Policia tha se, arrestimi i tyre u krye pasi të lartpërmendurit kanë shitur një sasi bizhuterish në Fushë Krujë në dyqanin e qytetarit me inicialet Xh. E., bizhuteri të cilat kanë qenë brenda automjetit tip “Benz” me targa TR 6940 L vjedhur në 27 Janar 2009 në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar dy të arrestuarve, policia ka kapur dhe një armë pistoletë e tipit “TT”, model 54, e kalibri 7.62 milimetër, si dhe mjetin me targa TR 1294 H i cili dyshohet se është i vjedhur.
Nga oficerët e seksionit të vjedhjes së automjeteve në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
Makina tip “Benz”, me targa TR 1294 H
Një pistoletë tip “TT”
37 varëse, 13 byzylyk, 41 vathë, dhe 4 unaza
Ndërkaq nga strukturat e hetimit të krimit vazhdon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dy të ndaluarve.
Policia tha se, dosja me materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “armëmbajtjes pa leje”, “vjedhjes kryer në bashkëpunim” dhe “veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
c.a/NOA
Shkarko attachment >> Pellumb_Stefuka_595928579.jpg