Vlorë, Rama për herë të parë kandidat për deputet: Emocione si para provimit
VLORË- Kreu i PS-së , Edi Rama, prezantohet sot Vlorë për herë të parë si kandidat për deputet.
Edi Rama do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës, ndërkohë pesha e zgjedhjeve për të do jetë me rëndësi të vecantë pasi drejton edhe socialistët në 'betejën' për rotacionin e pushtetit.
Gjatë një video konference, kryesocialisti Rama vlerësoi “23 qershorin si moment historik i njëjtë me vitin 1991”. Në videon, e paraqitur para fjalës përshëndetëse të Ramës si kandidati i PS-së në qarkun e Vlorës, shpehën impresionet e tyre edhe nëna e kreut të PS-së, bashkëshortja Linda bashkë me vajzën e saj si dhe djali Ramës.
RAMA: EMOCIONE SI PARA PROVIMIT
Ora 19:48 "Para sesa të filloj dua të ndaj me ju dicka familjare. Dua t’ju tregoj disa fotografi lakuriq që nuk i ka parë njeri deri më sot. Në fakt ngaqë nuk kam pasur kohë të merrem dhe me prezantimin, ato lakuriq i paskan hequr, janë fotografi në plazhin e Skelës në vitet 60’, të një kohe kur unë e kisha Vlorën ëndrrën e gjithë vitit dhe kur gjithë viti me kalonte duke shkuar në shkollë për të marrë 10, pasi Aneta më thoshte vetëm po dole me të gjitha 10 mund të bësh pushime në Vlorë. Vlora, ishte vendi ku ndjehesha i lirë. I lirë dhe pjesë e një bote që gjatë vitit të shkollës unë nuk e njihja. Bota e djemve të skelës, bota e peshkatarëve, bota e notit. Vlora e vajzave të Flamurtarit, Vlora ku shkonte e gjithë Tirana dhe e mundte".
“Unë kam bërë shumë fjalime, para njerëzve, por asnjëherë si sot nuk kam ndjerë emocione të jashtëzakonshme si par jnë provimi. Ju e dini që unë mund ta vendosja emrin tim për të qenë deputet kudo dhe ju siguroj se vendimi për të vendosur emrin tim në Vlorë nuk ka qenë për t’ia bërë vetes më të lehtë, por për të marrë përgjegjësinë e përfaqësimit të kryeqyteti të historisë së shqiptarëve”.
KOÇO KOKËDHIMA: GËZUAR 23 QERSHORIN ME EDI RAMËN KRYEMINISTËR
Ora 19:24 Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës, i treti në listë Koço Kokëdhima, i sigurtë për fitore iu drejtua sallës me urimin "Gëzuar 23 qershorin!". Sipas Kokëdhimës, "Himara dhe Saranda sot janë të gjunjëzuara nga varfëria, papunësia , pasiguria dhe padrejtësitë. Prandaj me 23 qershor Himara dhe Saranda do votojnë për PS dhe opozitën e bashkuar".
“Gëzuar 23 qershorin! Në 4 vitet e ardhshme do përfaqësoj popullin e Himarës dhe Sarandës në Parlament dhe kudo ku ndodhem do përfaqësoj qytetarët, gratë rininë emigrantët. Nga lartësia e kësaj salle dëshiroj ti siguroj se nuk do i tradhtoj kurrë dhe do jenë prezent kudo që do të ndodhem unë. Rroftë Himara, Saranda, Vlora dhe Shqipëria. Himara dhe Saranda sot janë të gjunjëzuara nga varfëria, papunësia , pasiguria dhe padrejtësitë. Prandaj me 23 qershor Himara dhe Saranda do votojnë për PS dhe opozitën e bashkuar. Rroftë , fitorja e sigurtë e Rilindjes, e së majtës, e frontit të opozitës së udhëhequr nga kryeministri i ri Edi Rama”, u shpreh kandidati Koço Kokëdhima.
RAMA BASHKËBISEDIM ME GAZETARËT
Rama: Nëse KQZ manipulon zgjedhjet, regjimi do përballet me popullin
Ora 17:51 Kreu i PS-së Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët teksa udhëtonte me autobus drejt Vlorës, u shpreh se mbështet qëndrimin që pak ditë më parë socialistët Vlorës i bënë kandidatit Arben Malaj. Kryesocialisti i ka bërë ftesë Malaj të heqë dorë nga rruga e gabuar dhe të bashkohet me PS.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të TV News24 Arbër Hitaj lidhur me situatën e krijuar në KZ dhe kërkesat e PS-së për zgjidhje të ‘ngërcit’, Rama duke theksuar se tashmë institucioni i administrimit të votave nuk përbën problem për opozitën, paralajmëroi se nëse manipulon rezultatin atëherë qeveria do përballet me reagim popullor.
Propozimi i Berishës për liberalizmin e vizave me SHBA?
SHBA ia kanë hequr vizën Berishës
Kandidimi i Malaj dhe qëndrimi i socialistëve të Vlorës?
Unë i bashkohem thirrjes së të zgjedhurve vendorë dhe përfaqësuesve të PS lidhur me Malajn dhe besoj se di ishte rruga me e arsyeshme dhe të kthehej nga rruga e gabuar dhe të behej pjesë e rrugës sonë pasi me atë rrugë me apo pa dashje i shërben Saliut.
Ftes për debat publik nga Berisha?
Ftesën për debat kryeministri e ka prej një viti, dhe spërdredhjet si ngjalë janë të kota. Shqiptarët meritojnë të ndjekin një debat mes kryeministrit të ikje që prej 8 vitesh po e rrënon Shqipërinë, dhe meje, me programin e Rilindjes. Mbetem unë që kryeministriti përgjigjet ftesës dhe ai nuk kas asnjë mundësi ti ikë kësaj ftese duke bërë barcaleta banale.
KQZ, është konfirmuar fakti se ka negociata për të zgjidhur ngërcin, cfarë kërkon PS?
Ne nuk e kemi fare problem KQZ. KQZ do ishte shume mirë të ishte institucion sic e parashikon Kodi Zgjedhor, jo organizatë partie. Nëse Berisha e do le ta mbajë. Kështu sic është përbën problem të madh për procesin, largqoftë të përfshihet në manipulim të rezultatit, pasi duhet të shohim përballej të regjimit në Tiranë me popullin shqiptar. Nëse duan të riformatojnë jemi gati nuk kemi kundërshtim.
Cfarë besoni se ka bërë gabim qeveria në Qarkun e Vlorës
Bashkia pa qeverinë nuk bën dot asgjë. Bashkia kur qeveria e bllokon, mbetet në kushtet e një kalaje të rrethuar, ky ka qenë rasti dhe për Vlorën. Vlora nuk ka marrë financime për një qytet dhe përmasa që ka ky qark as në kohën e socialistëve, sot Vlora vuan braktisjen e gjatë nga qeveritë. Nuk e harroj se pak ditë para 100 vjetorit qeveria preku fondin e Bashkisë për shëtitoren dhe nuk e la të përfundojë për 100 vjetor. Kjo është arsyeja pse Vlora dhe qytetet e Shqipërisë janë në këtë gjendje janë 8 vjet që bllokohen.
Marrëdhënia me Aleatët?
Ne aleatët i kemi real në kuptimin e forcave dhe personaliteteve që i drejtojnë nuk i kemi si aleatët e Saliut që janë lypës qokash. Duke qenë real bashkëjetesa jonë është bashkëjetesë në diversitet.
Si do e qeverisni vendin, nëse vini në pushtet, do përdorni ‘dorën e hekurt’?
Drejtimi i vendit drejtim etik dhe drejtim i vendosur në binarët e Kushtetutës dhe ligjit me frymën e së drejtës dhe përkushtimin maksimal ndaj publikut .
RAMA NE TWITTER: TAKIM ME VETERANËT E VLORËS, KRENAR PER MBËSHTETJEN
Ora 15:25 Kreu i PS-së , Edi Rama, do të prezantohet sot Vlorë për herë të parë si kandidat për deputet.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shprehet mjaft i emocionuar, teksa në profilin e tij në Twitter, shkruan se është takuar sot me veteranët vlonjatë duke ndier i vlerësuar e shumë krenar nga mbështetja e tyre. “Kafe me veteranët vlonjatë. Privilegj mbështetja e këtyre grave e burrave që kanë bërë histori. Krenar për PS”- shkruan Rama.

KANDIDATËT PS NË VLORË
1 EDI RAMA
2 VALENTINA LESKAJ
3 KOÇO KOKËDHIMA
4 LUIZA XHUVANI
5 FATMIR TOÇI
6 ANDREA MARTO
7 EDMOND LEKA
8 SHUAIP BEQIRI
9 MIRA SHEHU
10 SHEME LULO
11 SOKOL BANA
12 NEIME GJIKA
13 GENCI KOJDHELI
14 NORETA KALCUNI
15 INES STASA
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PD: Rama në Vlorë për të evituar historikun e dështimeve në Tiranë Rama: I emocionuar, prezantimi im si deputet i Vlorës, sfidë e madhe