E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha çel fushatën në Berat: Rama mbaj gojën, mos ofendo qytetarët

fushata-berishaBerat- Pas Korçës, Partia Demokratike ka bërë prezantimin e kandidatëve të saj për deputetë në qytetin e Beratit. Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha deklaroi se prioritet i partisë që ai drejton është mirëqënian e qytetarit, ndërsa ka thënë se përballë partisë së tij, është alternative e mohimit dhe e bllokimit.

Alternativa tjetër është akuza, akuza dhe vetëm akuza, mohim mohime dhe vetëm mohime, bllokime bllokoime dhe vetëm bllokime. Është normalet të kritikosh nga mëngjesi gjer më darkë qeverinë, po është anormale dhe e pandershme të vish në Berat dhe të deklarosh para qytetarëve të Beratit se asnjë armik dhe pushtues nuk ju ka bërë ju atë që ju ka bërë kjo qeveri. Është e dhimbshme se kjo nuk vjen nga një spital psikiatrik, por nga lideri i opozitës që e di që Berati sot ka shumë halle por është vend anëtar në NATO. Të thuash këto do thotë të udhëtosh në autobus me xhama të zi dhe të mos shohësh asgjë,- tha Berisha.

Më tej kryeministri ka vijuar të këmbëngulë për heqjen e vizave me Shtete e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka premtuar se vitin që vjen PD-ja do tu japë shqiptarëve pasaportën për të siguruar integrimin evropian. Gjithashtu ai  ka kërkuar kryesocialistit Edi Rama që të mos ofendojë qytetarët.

E ftoj për dy gjëra zotin Rama. Ne jemi politikanë, kemi kamerat dhe mikrofonat është e pa falshme për ne të ofendojmë njerëzit, është e papranueshme. Ndaj natyrisht fushata është fushata, temperaturat ngrihen por gjakrat duhet të mbahen, nuk mund të quash kurrë këtë qytetarët ë mrekullueshëm robër, jo zoti Rama këta janë gra dhe burra të lirisë dhe kanë hedhur shtypjen mënjanë Rama mbaj nervat, një ditë i quan mësuesit injorant, nxënësit dele, ditën tjerët quan tjetrin tradhtar,- tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›