E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Brenda 18 muajve te perfundoje

02/11/2010Tuneli Tirane-Elbasan

Kete muaj do te behet hapja e tenderit nderkombetar per ndertimin e tunelit qe lidh Tiranen me Elbasanin. Lajmin e beri te ditur kryeministri Berisha ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te Partise Demokratike i cili theksoi se tuneli ka nje vlere te jashtezakonshme per Korridorin 8-te dhe per boshtin e Jugut. Tuneli Tirane-Elbasan i cili do te shkurtoje ne menyre te konsiderueshme jo vetem distancen midis Tiranes dhe Elbasanit por u shkurton distancen per te ardhur ne Tirane te gjithe qytetareve nga rrethet e Juglindjes dhe Jugut pas ndertimit te boshtit te Jugut. Dhe pasi te kompletohet Korridori 8-te ky tunel merr rendesine me te madhe ne trafiqet rajonale - shpjegoi kryeministri. Gjithashtu Berisha deklaroi se ky tunel do te perfundoje brenda mandatit te tij qeverises dhe kjo behet ne menyre qe askush te mos i jape konotacion elektoral. Kjo veper madhore do te perfundoje qartesisht brenda ketij mandati ne 18 muaj dhe mundesisht brenda vitit 2012 ne menyre qe te mos mundet askush ti jape konotacion elektoral - tha Berisha.Gjithashtu ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se Berisha u ndal edhe ne dialogun me Shqiperine per sa i perket ceshtjes se liberalizimit te vizave duke e konsideruar ate nje ceshtje shume te rendesishme. Informimi i qytetareve per liberalizimin e vizave duhet te intensifikohet dhe me tej ne menyre qe te mos mbetet asnje qytetar shqiptar pa pasur te qarte si rendesine historike te ketij akti ashtu dhe te gjitha pergjegjesite e detyrimet qe rrjedhin prej tij -u shpreh kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›