E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradimi Apeli u dorezon Almir Rrapon SHBA-ve

Vendimi brenda 10 diteve dorezimi. Visha Gjykata e Strasburgut nuk do te lejoje dorezimin derisa te marre nje vendim vete per kete ceshtje

Gjykata e Apelit vendos ekstradimin e te riut Almir Rrapo drejt SHBA-ve. Trupi gjykues i cili kerkoi tri dite kohe per shpalljen e vendimit la ne fuqi vendimin e kolegut te Shkalles se Pare Artur Gaxhi. Vendimi i Apelit eshte i formes se prere dhe ne baze te ligjit Rrapo duhet tu dorezohet autoriteteve amerikane brenda dates 10 nentor. Ne seancen e djeshme avokati mbrojtes i Rrapos Ardian Visha kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare e cila u shpreh per ekstradimin e tij drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes me pretendimin se mungon garancia per moszbatimin e denimit me vdekje nese i akuzuari shpallet fajtor ne Amerike. Gjithashtu avokati ngriti pretendimin se i njejti gjyqtar qe e la ne burg klientin e tij vendosi edhe per ekstradimin ne Amerike te Rrapos. Por prokurori shqiptar qe mbron kerkesen e autoriteteve te drejtesise amerikane e ka cilesuar si te padrejte kerkesen duke i kerkuar Gjykates se Apelit lenien ne fuqi te vendimit per ekstradimin e tij drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku Almir Rrapo dyshohet se ka kryer nje sere krimesh. Ajo cka prisnim nga gjyqesori sot ishte te tregohej dinjitet dhe te mos shkeleshin te drejtat e njeriut kete ata nuk e bene. Ne nuk e parashikojme denimin me vdekje dhe per kete duhet te kishte favorizim - tha Visha per mediet pas vendimit te Apelit. Pas ketij vendimi ne baze te legjislacionit shqiptar Almir Rrapo duhet tu dorezohet autoriteteve amerikane brenda dhjete ditesh pra deri ne 10 nentor. Megjithate sipas mbrojtesit te Rrapos ekziston nje urdher i Gjykates se Strasburgut qe urdheron qeverine te mos e dorezoje menjehere te kerkuarin nga drejtesia e SHBA-ve derisa te kete nje vendim prej saj. Ish-punonjesi i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik per akuza te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale ne SHBA qe drejtohej nga vellezerit Krasniqi. Rrapo u arrestua ne mjediset e ambasades amerikane ne Tirane ku ishte paraqitur per tu pajisur me vize pasi ndaj tij ishte firmosur nje urdher arresti nga autoritetet amerikane. Sipas prokurorit ndaj te pandehurit Almir Rrapo jane leshuar nga shteti amerikan dy mandate arresti i pari daton me 27 maj te ketij viti dhe perfshin nente akuza ndersa i dyti eshte i dates 19 gusht te ketij viti. Ne total prokuroria ka numeruar 10 akuza qe rendojne mbi te pandehurin Almir Rrapo te cilat jane pjesemarrje ne bande kriminale trafik droge mbajtje arme zjarri pengmarrje shantazh me arme vrasje te Erion Shehut me ane te shantazhit grabitje me arme dhe tentative vrasjeje. Sipas perfaqesuesit te prokurorise keto akuza jane ngritur ndaj tij nga gjykata e Nju Jorkut. Personat e akuzuar si pjesetare te grupit ku bente pjese Almir Rrapo jane Bruno Krasniqi Saimir Krasniqi i njohur edhe si Sammy Elton Sejdaris i njohur si Tony Erkliant Sula Shkelzen Balidemaj Plaurent Cela Skender Cakoni i njohur si Neri Gjovalin Berisha i njohur si Cuz Dukagjin Nikollaj i njohur si Duke Nazih Nasser i njohur si Naz Gentian Nikolli i njohur si Genti per te cilet ne aktpadi jane kerkuar burgime te perjetshme dhe qindra vite burg te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›