E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungojne avokatet shtyhet serish Gerdeci

Per te disaten here shtyhet seanca gjyqesore per ceshtjen Gerdeci ku shkak eshte bere mungesa e avokateve ndersa nje seance me pare per arsye familjare shkak u be mungesa e gjyqtares Fatmira Hajdari. Seancat jane shtyre per shkak te moscaktimit te nje avokati per te pandehurin Shkelzen Madani pas arrestimit te avokatit te tij Hysni Beti per akuzen Ndikim i paligjshem te personat qe ushtrojne funksione publike. Gjykata i ka lene kohe te pandehurit Madani qe te zgjedhe nje tjeter avokat nderkohe qe kjo procedure eshte bere shkak per shtyrjen e gjyqit per gati tri jave. Seanca e radhes u caktua per diten e premte te kesaj jave nderkohe qe me 13 nentor pritet edhe pergjigja e leterporosise per Patrick Henryn dhe disa shtetasve te tjere amerikane. Aktualisht ky proces eshte duke u marre me shqyrtimin e provave te prokurorise kunder te pandehurve te cilet akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur me 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec te Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›