E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Brenda dy viteve të ardhshme do të asfaltojmë të gjitha rrugët

dokuKryeministri Berisha ka qenë prezent gjatë ditës së sotme në Fier, për të marrë pjesë sot në inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Meto Asim Kafaraj. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se do të asfaltojë të gjitha rrugët Brenda dy viteve.

Sot pas 8 vitesh kemi ndërtuar mijëra km rrugë, ndërsa 60 % e investimeve ka shkuar për Shqipërinë rurale. Kemi asfaltuar 8000 km rrugë dhe brenda dy viteve të para të mandatit të ardhshëm përfundojmë të gjitha rrugët.  Ne sot inagurojmë rindërtimin e plotë të rrugës Meto Asim-Kafaraj në komunën Frakull, rrugë që lidh këtë komunë me me superstradën Levan-Damës. Kemi ndërtuar mbi 1000 shkolla, qindra ujësjellësa. 4 vitet që vijnë do ndërtojmë infrastukturën më moderne. Kemi bërë gjithçka për të parandaluar korrupsionin. Do japim fonde për projektet tuaja. Nuk kemi bërë diferencime politike në shpërndarjen e granteve.  Paketa e re fiskale do rrise fitimet e fermerëve, do hiqet taksa e fermerëve që blejnë tokë. Ne kemi punuar në këto katër vite dhe puna jonë është e dukshme në rrugë, shkolla etj, ka thënë Berisha.

Ai ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se është duke gënjyer shqiptarët me akuzat e tij ndaj qeverisë për rrugët e munguara./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›