E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Marrëdhënia e drejtë me qytetarin sjell fitoren e mazhorancës”

14-04-2013 / Gazeta 55

Kreut i PR Fatmir Mediu në njësinë 5, Tiranë

Partia Republikane zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Minibashkisë Nr. 5 në Tiranë, ku u prezantua edhe kandidati për deputet për Tiranën, Petrit Mancaku.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu theksoi që domosdoshmëri për të djathtën është ndërtimi i një marrëdhënie të drejtë me qytetarët, drejt Bashkimit Evropian, një marrëdhënie e drejtë e të gjitha partive të koalicionit.
Partia Republikane është një parti parlamentare falë votës së qytetarëve dhe nuk do të vërë asnjëherë, për asnjë lloj motivi në diskutim përfaqësimin e saj parlamentar.
“Ka vetëm një rrugë koalicioni i së djathtës, ku çdo subjekt të jetë kontribuues dhe një marrëdhënie interesi reciprok në shërbim jo thjeshtë të mandatit të mazhorancës, por fitores së shqiptarëve”, nënvizoi Mediu.
Në këtë takim, ku strukturat lokale të PR-së shprehën gatishmërinë dhe angazhimin maksimal për të kontribuar në një mandat të tretë për mazhorancën, si partia e dytë e së djathtës, binte në sy një pjesëmarrje masive e të rinjve, banorë të kësaj njësie që kishin përqafuar idetë dhe sloganin e kësaj partie, “Me Zotin, për Familjen, Kombin, Pronën”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›