E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Brukseli ka dhënë vlerësim për Pyetësorin

Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit ka deklaruar se janë dhënë vlerësime pozitive për pyetësorin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nënvizoi se deri në 10 qershor u duhet dhënë përgjigje pyetjeve të reja. “Vlerësimet për pyetësorin kanë qenë pozitive dhe kjo është një arritje e madhe. Vlerësimet bazohen në punën serioze që është bërë me përgjigjet dhe bën që të vlerësohet pozitivisht dokumenti dhe përgjigjet, si dhe të trajtohen me një shpejtësi rekord”, deklaroi kryeminsitri. Kreu i qeverisë nënvizoi se janë kërkuar sqarime për përgjigjet në pyetësor, pasi sipas tij ekspertët e KE-së e kanë lexuar me vëmendje dokumentin. Kryeministri tha se është planifikuar të vijnë edhe 9 komisione ekspertësh. “Deri në 10 qershor duhet të dërgojmë të gjitha sqarimet për pyetjet e reja. Përgjigjet të jenë sa më shkurt dhe saktë. Ishte avantazh i madh që ne nuk ecëm në mënyrë voluminoze por shkuam me 3854 faqe”- theksoi kryeminsitri. Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, Berisha nuk la pa përmendur edhe darkën e sotme në Strasburg me kryesocialistin Rama për zgjidhjen e ngërçit politik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›