E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbaroi bulimia e beton-socialistëve

Edvin Rama me një curriculum vitae (jetëshkrim profesional) 2 vjet Ministër Kulture dhe plot 11 vjet kryetar bashkie pretendon të bëjë Politikë të re. Edi Rama faktikisht ka dhënë plot 1176 leje ndërtimi të dyshimta brenda vijës së verdhë të Tiranës, pa u aprovuar plani urbanistik. Pallatet dhe kullat qiellgërvishtëse kanë mbirë si kërpudhat pas breshërit.
Pa plan urbanistik janë prishur më shumë se 8 fusha sporti, çka do të thotë zhdukje e 8000 m2 katror hapësirave të gjelbra. Këto fakte të monitoruara hedhin poshtë të gjitha fjalimet e tij patetike për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Shqipërisë. Dje, ai pati paturpësinë të deklarojë se “Gënjeshtra e 28 qershorit është e vërtetuar edhe pa hapur kutitë”. Si e vërtetoi sutaku i edvinit që ka plot 8 muaj që thotë hap kutitë dhe largohu? Bile ai s’ka sqaruar as sesi e ka zbuluar gënjeshtrën e 28 qershorit, duke aluduar hapur, se, meqenëse nuk janë hapur kutitë, atëherë votat i janë vjedhur.
Edvin Rama e kishte humbur pusullën qysh para zgjedhjeve te 28 Qershorit... Ai humbi në dy lëvizje; së pari me kodin zgjedhor, të cilin e bëri vetë, e së dyti, me pretendimin për të ulur gazin politik të ndikimit të LSI-së së Ilir Metës apo ndikimin ideologjik të Fatos Nanos (ky i fundit të paktën dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 2005).
Bile dje, ai pati paturpësinë të deklaronte seriozisht se “Gënjeshtra e 28 qershorit është e vërtetuar edhe pa i hapur kutitë”. Përveç mesazhit të dorëzimit pa kushte, nënteksti është se meqenëse nuk i hapin kutitë, atëherë ne kemi provën (e paprovuar) se kutitë kanë shejtanin brenda, por populli i thjeshtë nuk e shikon shejtanin, përveçse tek ata që bëjnë shejtanllëqe.
Gjithçka ishte parapërgatitje për të mbyllur me njëfarë dinjiteti grevën e urisë. Por dinjitetin nuk e fiton me pazare pallatesh, por me zemër atdhetare.
Me këtë gjest të paprecedentë Edi Rama nuk po lë ditë në politikën shqiptare që të konfirmojë profilin e vet të ulët politik, as aftësi për të fituar zgjedhjet ai zgjodhi, por vetëm pusinë e falimentuar me grevistë. Sepse nuk është parë në asnjë vend të botës liberale të fitohen zgjedhjet me zor, nuk fitohen zgjedhjet pa një program të qartë e të shkruar e zezë mbi të bardhë, nuk fitohen zgjedhjet vetëm duke dejonizuar kundërshtarin politik, as fitohen duke kënduar “çohu” ti të vij unë, “Rama”, sepse nuk çohet populli kot, ashtu në tym vetëm se të endja e një lideri opozitar i është ngritur adrenalina për t’u bërë kryeministër, dhe lavazhit të trurit po i ikën koha, demokraci do të thotë dialog, zbatim të ligjeve dhe kushtetutës! Opozita nuk po ndihmonte dialogun sepse vinte në dialog bashkë me presionin e urisë së grevistëve. çka do të thoshte marrje pushteti, qoftë edhe me dhunë.
Natyrisht agjërimet politike kanë pasur shijen e një shantazhi të sofistikuar, çka i bën të jenë të dhunshëm në arrogancën e pretendimit se kanë “monopolin e së vërtetës”, paçka se e vërteta e tyre të çon në qorrsokakun e kutisë edviniane. Sigurisht, greva e urisë së opozitës shqiptare ishte një sfidë e humbur ndaj qeverisë, një shantazh kompleks për të lëshuar nga pozicionet e saj, që ishin të mbrojtura aq mirë me ligj, saqë s’po shfaqej qoftë edhe një ndërhyrje miqësore ndërkombëtare, që të kërkojë lëvizjen nga pozicioni.
Afërmendsh greva e urisë socialiste dhe opozitës radikale jashtë-parlamentare kishte brenda delirin e madhështisë, sepse ushqehej me arrogancën ndaj vetes, me fajësimin e të tjerëve, si dhe me narcizizmin se mund të arrihej gjithçka, duke mbetur në pozicione mediatike shantazhuese. Kuptohet, se e kishte gabim. Të përdorësh trupin e njeriut si një plumb, si një megafon për të provokuar dhe marrë diçka, me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, duke u nisur nga një paragjykim si “krimi elektoral”, është të marrësh apriori pozitat e një “shahit-martiri”, që degdiset kamikaz.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›